LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Takimi Mustafa-Kurti, mesazh shprese për qytetarët (Video)

Abazi: Takimi Mustafa-Kurti, mesazh shprese për qytetarët (Video)

 Analisti Haki Abaz thotë se bashkimi i opozitës kosovarë është më i domosdoshëm se kurrë më parë, për të parandaluar planet e Thaçit për korrigjim të kufijve.

Kështu ka deklaruar Abazi në intervistë për Telegrafin, duke e vlerësuar takimin në mes liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në shtëpinë e të parit.


“Në këto momente kritike që ndodhet Kosova, respektivisht mosfunksionim të kushtetutës së vendit, nuk ka parti ose lider opozitar me logjikë të shëndoshë që nuk bëhen bashkë për ta parandaluar rrezikun që po i kanoset vendit”, ka theksuar Abazi, për Telegrafin.

Më tej Abazi ka thënë se sa herë që populli shqiptar është bashkuar ka arritur suksese dhe është mbrojtur vendi, duke shtuar se ai vazhdimisht ka dërguar mesazhe te dy liderët, Mustafa dhe Kurti që opozita duhet të bashkohet.

“Takimi i tyre e ka dërguar një mesazh shprese të qytetarët, sepse është në pyetje interesi i vendit. Mustafa dhe Kurti e kanë pa urgjencën dhe momentin kritik ku jemi, dhe të dytë e kanë ndjerë nevojën dhe fuqinë e bashkimit. Mendoj se takimi përcjell mesazhin për bashkërendim të veprimeve të bllokut opozitar, drejt ndaljes së pazareve për shkëmbim të territoreve”, ka thënë Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori