LAJMI I FUNDIT:

Abazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret ju ka sjellur prej dhomave të burgut në Francë, drejt e në kryeministri

Abazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret ju ka sjellur prej dhomave të burgut në Francë, drejt e në kryeministri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në fillim të seancës së sotme pyeti nëse “Kurti është rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg?”.

Abazi tha se rrjedhimisht, Haradinaj duhet të pyetet se kush e ka sjellë atë nga burgu në Francë e drejt e në kryeministri.


“Në pyetjen e z.Haradinaj që mendoj që në gjuhën tonë parlamentare nuk duhet të ekzistojnë ajo formë e tentimit të poshtërimit të njerëzve që kanë përgjegjësi e mandat të mbi 50 për qind të popullatës. E kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm”, tha Abazi.

Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”
Lexo po ashtu Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”

“Rrjedhimisht kjo ngrit çështje të cilat Zotëri Haradinajn duhet pyetur se cili shërbim sekret e ka sjellur prej dhomave të burgut në Francë, e drejt e në kryeministri. Duhet me kuptu dallimin mes besimit të mbi 50 për qind të popullit dhe marrëveshjeve të natës dhe të nëntokës që kanë qenë në të kaluarën”, tha Abazi.

Ndryshe, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”.

Pyetja e Haradinaj në Kuvend vjen pas darkës së Albin Kurti me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe deklaratës për kriminelët e luftës.

“Kam dy pyetje për kryeministrin Kurti. A jeni i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg, pra a mban Serbia diçka mbi ty me të cilën të mbanë peng sot e kësaj dite, a është Kosova më e rrezikuar nga ti si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga çlirimtarët që janë detyrua me e mbajt pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit. Pra, duhet të deklaroheni njëherë e mirë sepse qarkullojnë gjatë këto”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori