LAJMI I FUNDIT:

Abazi: PDK po luan me LDK-në

Abazi: PDK po luan me LDK-në

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë për Gazetën Blic se në këtë periudhë LDK-ja është në gjendje krize, si dhe lidershipi i kësaj partie  akoma pa përfunduar viti, do të jetë në një shkallë mjaft të rëndë.

“Lidershipi i LDK-së është në krizë totale. Është një fazë prej së cilës jo LDK-ja, por lidershipi i saj do të dalë i hematosur dhe besoj kjo do të ndodhë para fundit të vitit, për shkak të Gjykatës Speciale”, ka thënë ai në një prononcim për Gazetën Blic.


 

Abazi ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës po luan me LDK-në, sikurse me një “mi”, përderisa sipas tij, vetë LDK-ja do të duhej që të kërkonte hetim ndaj strukturave të SHIK-ut.

“Ata janë duke e parë se si PDK-ja po luan me ta si me një mi të ngordhur. LDK-ja duhet të kërkojë hetim për SHIK-un, por meqë e ka bishtin nën derë, nuk do ta bëjë një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

E sa i takon kryetarit të ri të PDK-së Kadri Veseli, Abazi ka thënë se ai ka ardhur deri këtu, duke manipuluar dhe duke tentuar të jetë më ndryshe se ish-shefi i tij, Hashim Thaçi.

“Veseli ka hyrë tanimë në fushatë me manipulimin e fëmijëve dhe foshnjeve në inagurimin e çerdheve dhe duke tentuar të jetë ndryshe prej Hashimit, duke kritikuar marrëdhënien me Turqinë”, ka përfunduar ai.