LAJMI I FUNDIT:

Abazi nesër intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari – avokati Gashi kërkon të jetë prezent

Abazi nesër intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari – avokati Gashi kërkon të jetë prezent

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se deputeti i LVV-së, Haki Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.

Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit


“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tijë në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh nesër”, ka shkruar Gashi.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun
Lexo po ashtu Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

Kujtojmë se deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, kishte deklaruar Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori