LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Kush e konsideron “nënë” Kosovën e ka “babë” Serbinë

Abazi: Kush e konsideron “nënë” Kosovën e ka “babë” Serbinë

Zyrtari i lartë i “Vetëvendosjes”, Boiken Abazi, përmes dy postimeve në Facebook, ka fyer të gjithë ata që e konsiderojnë nënë Kosovën.

Postimi i parë i Abazit: 


Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist.

Postimi i dytë i Abazit:

E sqarojme edhe një herë komentin e mëposhtëm: kush mendon se ka për “Nënë Kosovën”, duhet ta kete të qartë që për “babë” ka Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist. Pra, zëvendësimi i idesë së “Nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimi i “babes” së dhunshëm Serbi, që e ka realizuar këtë ndarje. Shprehja “Unë biri yt Kosovë”, që e zëvendëson “Nënën Shqipëri” në vetëdijen e popullit të Kosovës me “Nënën Kosovë”, është në thelb mazokizëm i pastër!

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori