LAJMI I FUNDIT:

​Abazi: Ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive për vizat

​Abazi: Ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive për vizat

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, deklaroi të martën se ka shpresa që deri në fund të vitit Kosova të marrë përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave.

Këtë deklaratë ai e bëri para mediave, pas takimit që bashkë me anëtarët e Komisionit zhvilluan me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot.


“Ambasadori ka konfirmuar pozicionin e presidentit Macron dhe të Trekëndëshit të Vaimarit të shprehur në qershor për të qenurit në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe natyrisht me një prapashtesë sepse ka disa shqetësime që duhen të adresohen. Ky është formulimi i saktë që kemi biseduar sot”, tha Abazi.

“Kemi argumentuar në nivelin e asaj se çfarë do të thotë për qytetarët e Kosovës që ky proces të ketë qartësinë e plotë. Kemi marrë përgjigje gjithashtu, është një klub i shteteve të Bashkimit Evropian që po bën negociata për të gjitha aspektet përfshirë edhe ETIAS, si sistem i cili jo domosdoshmërisht e prek vetëm Kosovën. Prapë kemi argumentuar në nivelin e asaj se çfarë qytetarët kosovarë presin nga ky proces, ajo që është thënë sot është se ky proces do të vazhdojë dhe ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive sa i përket dinamizimit të procesit të liberalizimit të vizave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori