Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksoi të mërkurën se koalicioni i dështuar nuk ka kuorum për temat e rëndësishme për Kosovën.
AAK vlerëson se shumica parlamentare po sillet si pakicë, duke mos pasur në vazhdimësi numrin e nevojshëm të deputetëve të vet në seanca.
“Edhe sot u pa shumë qartë se ky koalicion nuk mund të vazhdojë tutje…edhe pse tenton të shfaqë arrogancën e numrave, në mungesë të tyre, mazhoranca po shfaqet vobektësinë dhe nuk është në gjendje të marrë asnjë vendim”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj partie, edhe diskutimet për projektligje bëhen vetëm sa për sy e faqe dhe nuk diskutohen në mënyrë thelbësore.
“Rasti konkret është Ligji për liritë fetare i cili është në plotësim ndryshim, e para nuk ka asnjë ndryshim nga i kaluari dhe e dyta duke qenë se për këtë ligj duhen dy të tretat e deputetëve po ashtu edhe dy të tretat e komuniteteve të përfaqësuara në Kuvend, këta sillen sikur i kanë të gjitha votat, a në realitet nuk kanë as kuorum për seanca”, thuhet në reagimin e AAK-së.
“ Prandaj po kuptohet dita ditës së zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm “dëshirë” siç disa po tentojnë ta interpretojnë, po nevojë dhe për këtë duhet të veprojmë sa ma parë. Subjektet politike parlamentare, nuk duhet të jenë të kënaqura me mënyrën se si po funksionon kuvendi dhe qeveria, deputetët të shfrytëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës e t’i kthehemi vlerësimi qytetarë, kështu e thotë demokracia”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
10 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt
Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë Celsius
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë