Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partisë që ai udhëheq i janë bashkuar disa profesionistë të fushave të ndryshme.

Ai ka thënë se jetësimi i konceptit 100 % shtet kërkon kuadro që shquhen për dije dhe përkushtim, duke shtuar se profesionistët e zotë e studentët me perspektivë që po i bashkohen AAK-së, janë konfirmim i vazhdimësisë së transformimit të vendit, transmeton Telegrafi.


"Nga sot, pjesë të vizionit të AAK-së do të jenë Xhafer Selimi - Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe; Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka - Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci; Burhan Arifi - Specialist i ortodoncisë; Pajtim Hasani - Profesor i Gjuhës Angleze; Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë; Margarita Elshani - Juriste me master në drejtimin penal; Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi - Studentë të juridikut; Besnik Alaj - Menaxher; Labinot Berkolli - Fakulteti për Doganë e Shpedicon; Blerta Hajrizi - Studente e mjekësisë; Granit Berkolli - Shkencat Kompjuterike; Fidane Gjigolli - Shkencat Matematikore; Fitore Havolli - Orientaliste; Muhamet Havolli - Shef prodhimi; Leonita Berkolli - Studente e informatikës; Betina Bytyqi - Mjeke; Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi - Fizioterapeute; Granit Bllaca - Student i shkencave politike në Austri", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se është mirënjohës për besimin e dhënë./Telegrafi/