LAJMI I FUNDIT:

AAK: Procesi zgjedhor po shkon mirë, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

AAK: Procesi zgjedhor po shkon mirë, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës
Foto: Arkiv

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se procesi zgjedhor deri më tani është duke shkuar mirë dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi.

Në konferencën e parë të kësaj partie politike për ditën e sotme, Tahiri ftoi qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.


“Informatat e para që na vijnë nga terreni nga komunat tona tregojnë se procesi në këto zgjedhje ka filluar mirë, vendvotimet janë të hapura dhe nuk raportohet për ndonjë parregullsi deri më tani. Shtabet komunale po ashtu raportojnë se përkundër reshjeve të borës shumica dërrmuese e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e vendvotimeve janë te gatshme për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë, për siç tha ai për të forcuar shtetin e Kosovës.

“Në emër të AAK-së, ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që përkundër motit me borë të dalin dhe ta ushtrojnë detyrën e tyre demokratike dhe të votojnë. Të votojnë që ta forcojnë vendin si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm dhe mbi të gjitha ta forcojnë Kosovën në përballje me sfidat dhe detyrimet kryesore që do t’i ketë, ballafaqimin me Serbinë, si dhe ballafaqimin me forcimin e ekonomisë së Kosovës. Është një moment feste andaj shfrytëzojeni këtë dhe dilni të votoni”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori