LAJMI I FUNDIT:

AAK, ministrave të Qeverisë Kurti: Nuk jeni prokurorë, do të përgjigjeni për propagandën tuaj

AAK, ministrave të Qeverisë Kurti: Nuk jeni prokurorë, do të përgjigjeni për propagandën tuaj

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se ministrat e Kurtit po e luajnë rolin e prokurorëve me zhurmë e propaganda në publik, në tentim të persekutimit të opozitës.

Blaka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: “Çka është puna e këtyre ministrave të Albinit? A janë prokurorë apo çka është puna e tyre?”.


“Sikur ata të jenë ministra hakikat, nuk bëjnë zhurmë e propagandë në publik, por i dërgojnë pretendimet e dyshimet, nëse i kanë, në Prokurori. Pse kanë nevojë këta mashtrues të merren me çështje të cilat janë prerogativë ekskluzive e organit të akuzës? ”, ka shkruar Blaka.

Dyshimet për keqpërdorime në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq, deklarohet ministri Aliu
Lexo po ashtu Dyshimet për keqpërdorime në shpronësimet e rrugës Kijevë-Zahaq, deklarohet ministri Aliu

Blaka ka bërë të ditur se këto shpifje nuk do të kalojnë lehtë, sepse ata do të përgjigjen një nga një për siç tha ai “rrenat e tyre publike”.

“Apo veç kujtojnë se me shpifje e me gënjeshtra publike kanë arritur qëllimin? Jo, kjo nuk do të kalojë dhe do të përgjigjen një për një për krejt rrenat publike!”, ka shkruar Blaka.

Në fund ai ka tërhequr vërejtjen dhe iu është drejtuar ministrave të Kurtit se “Nuk mund ta tërhiqni vëmendjen e opinionit për dështimet e juaja me asnjë rrenë, sado e madhe qoftë ajo!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori