LAJMI I FUNDIT:

AAK kundër mbylljes, Kllokoqi i gastronomisë: Deri në verë të ketë hapje totale të vendit

AAK kundër mbylljes, Kllokoqi i gastronomisë: Deri në verë të ketë hapje totale të vendit

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka takuar pasditen e sotme përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve.

Reklama

Nga aty u kërkua që të bëhet hapja e lokaleve, meqë mbyllja nuk është zgjidhje për menaxhimin e pandemisë. Po ashtu, gastronomët kanë thënë se janë në pikën më kritike aktualisht, ndaj kanë kërkuar që deri verës të bëhet hapje totale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në këtë takim kanë dëgjuar kërkesat e gastronomëve.

Ai ka thënë se janë katër çështje të rëndësishme që qeveria duhet të ketë parasysh.

“E para, qeveria, ministri Vitia, kryeministri Kurti të punojnë me gjithë kapacitetin e mundshëm, me gjithë miqtë tonë vendor dhe ndërkombëtar në vaksinimin masiv. E dyta, është më se e rëndësishme që të ndodhë rritja e kapaciteteve spitalore, për shkak se sot ishte një ditë jo e lehtë. E treta, që respektimi i masave, manuali për respektimin e masave si tek gastronomet, si tek sektori privat të jetë i inspektuar në të gjitha format. Jemi kundër mbylljes si Grup Parlamentar, ju e dini që ne gjithmonë kemi pasur qasje që të shkojmë në këto vija, por jo në mbyllje”, ka thënë Tahiri.

Tutje pas takimit, i shoqëruar edhe nga Palë Lekaj dhe Shemsedin Dreshaj, Tahiri ka shtuar se menaxhimi i pandemisë nuk bëhet përmes karantinimit dhe përmes mbylljes.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka kërkuar që deri në verë të bëhet hapje totale e vendit.

“Jemi në pikën më kritike aktualisht të gastronomisë. Jemi në mbyllje, jemi duke shkuar drejt hapjes dhe po shpresojmë që deri në verë të shkojmë drejt një hapje totale. Ne në një verë e kemi humbur remitencën e vendit tonë të diasporës, këtë rast nuk duhet të humbim më. Këtu edhe u dakorduam së bashku me GP të AAK-së që duhet të kemi kërkesë drejt hapjes për verë. Sepse, nuk do të bëjmë asgjë tjetër përveç se kemi me eksportua paranë në rajon edhe kemi me importuar virusin”, ka shtuar ai.

Në takimin e djeshëm të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, është marrë vendim që të rishikohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kështu, do të hapet gastronomia dhe qendrat tregtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Lajme
Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Lajme
Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Vuçiq flet sërish për sulmin terrorist në Banjskë, thotë se do të dalë “me dëshmi” të reja

Lajme
​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

​Mirëpritet propozimi i Osmanit që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Lajme
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Lajme
Kalo në kategori