Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ditë më parë tha se do të iniciojë Komision hetimor parlamentar i cili do të pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së.
Por, për këtë nismë, Veseli nuk mund të llogarit në partnerin e tij qeverisës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, që njëherësh është shef i deputetëve të kësaj partie, në një intervistë për EkonomiaOnline, këtë nismë të Veselit po e konsideron si “lojë politike”, pasi që për çështjen e veteranëve ka pasur një marrëveshje politike.
Ai vlerëson se tashmë “rasti veteranët”, është në duar të drejtësisë dhe se nuk duhet të ndërhyjë politika.
“Ne e konsiderojmë më shumë lojë politike këtë nismë. Nëse është gjykata tani duke u marr me këtë lëndë, atëherë duhet t’i lihet asaj”.
Isufi ka komentuar edhe vendimin e Veselit për shkarkimin e zyrtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza për korrupsion.
Edhe këtë nismë po e vlerëson si jo të qëlluar. Thotë se AAK-ja nuk e ka për obligim të shkarkojë ministrat që kanë aktakuza, përderisa nuk ka një aktgjykim të formës së prerë.
Por, Veseli mund të llogaritë në AAK-në, sa i përket themelimit të Tribunalit për dënimin e krimeve serbe në Kosovë.
Isufi thotë se në këtë drejtim Kosova ka humbur shumë kohë, përderisa paralajmëron dinamizim të procesit për themelimin e tij.
Shefi i deputetëve të AAK-së, ka komentuar edhe mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Thotë se asnjë parti politike, përfshirë edhe opozitën nuk janë të interesuara për zgjedhje.
Megjithatë, thotë se AAK-ja është e gatshme kur do që mbahen ato, pasi që vlerëson se partia të cilës i përket është në rritje e sipër, fal “vendimeve të mëdha” të shefit të tij.
Në fund Isufi ka komentuar edhe idenë e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.
Thotë se kjo ide nuk i takon vetëm atij, por çdo shqiptari dhe çdo brezi.
“Bashkimi Kombëtar nuk është ide personale, e as individuale e dikujt. Është ide e brezave e tërë shqiptarëve që kanë dashur të jetojnë në një shtet në një komb që padrejtësisht janë ndarë në periudha të kaluara dhe kjo ide vazhdon edhe më tutje nuk është ndonjë risi”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre