LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë

AAK-ja kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë.

Kështu ka bërë të ditur në Facebook kryetari i këtij grupi, deputeti Besnik Tahiri.


“Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi”, ka shkruar Tahiri.

Ai theksoi se kërkesa për debat do të dorëzohet të martën në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/