LAJMI I FUNDIT:

AAK: Haradinaj takon kategoritë e lirisë, merr mbështetje për kryeministër

AAK: Haradinaj takon kategoritë e lirisë, merr mbështetje për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim në Deçan, ku është takuar me invalidë të UÇK-së, dhe familje të dëshmorëve.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nëse vije në qeverisje në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Me kategoritë e lirisë në Deçan, krenar që në luftë ishim shumë dhe sot jemi bashkë në shërbim të vendit. Sikur dje në përpjekjet për liri edhe sot në kushte paqeje, ballëhapur para veteranëve e invalidëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. Gjatë qeverisjes, duke ua njohur vlerën kulmore, u jam përgjigjur të gjitha obligimeve ligjore ndaj kategorive të lirisë.


Me marrjen e mandatit të ri si kryeministër i vendit, zotohem se në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të përmirësohet ligji aktual dhe me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet. Kënaqësi t’i takoja sot njerëzit që nuk kalkuluan interesat personale kur iu përgjigjen thirrjes së Atdheut dhe sot ata janë rreshtuar me konceptin 100% Kosovë, si garancë e ruajtjes së vlerave të patjetërsueshme, sovranitetit dhe terësisë territoriale”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/