LAJMI I FUNDIT:

A kërkon një zgjidhje ky realitet?

E fillon ditën me kafen e mëngjesit duke psherëtirë ndër dhëmbë e duke vrarë mendjen për të gjetur një mënyrë për ta vrarë kohën siç bëri rëndom një ditë më parë. Kafen e pi me hurba të rrallë për tu vetjustifikuar sadopak për kohën që kalon, ndërkohë që me stil rrotullon mbi tavolinë paketën e cigares. I bën telefon shokut të ngushtë ku me disa të shara e fton të ngrihet nga krevati e ti bashkohet sa më shpejt.

Dialogu i mërzisë është i njëjtë me atë të një dite më parë, fillimisht e qorton se pse ngrihet kaq vonë, ndërkohë që tjetri mbrohet duke thënë se nuk e kishte zënë gjumi tërë natën. “Po nuk të zë gjumi kur s’ke prekur asnjë punë me dorë tërë ditën xhanëm” – vazhdon të mbrohet ai. Të dy janë dakord për kushedi të satën herë se ky vend s’behet, se në këtë vend s’shtyhet, se këtu nëse nuk merresh me pune të pista mbetesh më një palë pantallona tërë jetës.


E si nxjerrin dufin e përditshëm mirë e mirë fillojnë të thurin plane duke u krahasuar me shokët e tjerë që kanë gjetur njëfarë pune. “Pse të mos punoj si DJ edhe unë si filani”, hidhet i pari, po menjëherë ia pret shkurt shoku tjetër duke i kujtuar shkollën për juridik që ka mbaruar dhe dynjanë që do qeshnin me të kur ta dëgjonin këtë gjë. Ky nuk e ka te vështirë për tu bindur kur kupton se nuk ka madje as aparaturat e nevojshme për tu bërë DJ, që kushtojnë sa qimet e kokës.

Pasi riciklojnë tema të tilla si papunësia, politika dhe varfëria vendosin të ngrihen, për në llotosport pasi luhet derbi. Shëtisin lloto më lloto deri sa gjejnë vend. “Dreqi e mori, të gjithë pa punë si puna jonë”, psherëtiu me mërzi i pari. “Ky është vend për të ikur natën” – ia priti tjetri po me aq mllef. Marrin gazetën para për të studiuar koefiçentët, diskutimet dhe parashikimet s’kanë të sosur, jo X, jo 2, derisa më në fund vendosin, ndërkohë nga tavolina tjetër zgjatet një zë i ngjirur, një i moshuar kërkon ndihmën e djemve pasi nuk sheh mirë nga sytë, “mi lexo pak koefiçentët or bir”, i lutet ai djalit.

Edhe sot nuk “kapën” gjë dy personazhet e kësaj historie, për “një” si gjithmonë, me të moshuarin nuk di ç’ndodhi besoj se edhe ai s’do ketë kapur gjë.

Me të tilla sorollatje ditës i vjen fundi, aty ndahen dy shokët për të shkuar në shtëpi. Sapo shkelin në derë fillojnë debatet, “përsëri e njëjta gjellë, groshë drekë, groshë darkë, na mbiu grosha në bark”, ankohen ata, pa dashur të dinë fort nga gjendja ekonomike e familjes. “Erdhi koha të gjesh një pune bir”, ia kujton të birit dhe një herë si përditë në mënyrë pak qortuese domosdoshmërinë e punësimit. ”Kam aplikuar në sa e sa vende, po duan lek ose duhet të jesh me partinë se ndryshe sorollatesh rrugëve”, ia kthen i biri me të drejtë. “Dreqi i marrtë partitë, e dreqi i marrtë edhe këta që na gënjejnë përditë me Evropë, e me vende të reja pune”, mallkon tërë vrer nëna. “Në këtë hall nuk jam vetëm unë, edhe shoku im që ti e njeh, në këtë hall është tërë rinia shqiptare”, justifikohet djali me të drejtë.

Darka vjen dhe kalon, për të disatën herë, shkojnë për të fjetur me shpresën se nesër do gjejnë punë, historia vazhdon…

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori