LAJMI I FUNDIT:

A ka sufizëm në Tetovë? (Video)

A ka sufizëm në Tetovë? (Video)

Kohëve të fundit qarkullon një video në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për xhaminë e Sahatit në Tetovë, ku shihet hoxha Metin Izeti bashkë me xhematin duke e adhuruar Zotin. Duke pasur parasysh reagimin e opinionit në rrjetet sociale dhe dilemave që janë shfaqur se a bëhet fjalë për ndonjë mevlud, rit sufist apo diçka tjetër, Telegrafi ka kontaktuar Myftynin e Tetovës, Metin Izetin dhe Bekir Halimin për të qartësuar se për çfarë bëhet fjalë. Edhe pse kemi kërkuar përgjigje nga Bashkësia Fetare Islame për këtë rast, ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare që do të qartësonte sadopak situatën e krijuar.

Qani Nesimi nga Myftinia e Tetovës thotë se ky ritual është përsëritur edhe vitet e kaluara dhe nuk ka diçka të keqe. ‘’Mevludi për Natën e Kadrit që është mbajtur në Xhaminë e Sahatit, është mevlud i zakonshëm që mbahet nëpër xhami të ndryshme të Tetovës. Kjo nuk është mbajtur vetëm këtë vit, është mbajtur edhe vitet tjera.’’

Nesimi vazhdon duke u arsyetuar dhe duke shprehur habi pse kjo është bërë temë diskutimi. ‘’Mua më vjen keq që njerëzit e kanë keqpërdorë një ceremoni fetare për të sulmuar dhe akuzuar. Në fakt xhamia ka qenë plot me xhemat. Unë mendojë se është keqpërdorim i fjalorit që ka të bëjë me teqen, ndërsa fotografia është në xhami dhe mendojë se njerëzit nuk duhet t’i përzijnë këto punë’’.

Ai më tej shton ‘’nëse ka lëvizje të ndonjë individi brenda në xhami që e ka bërë spontanisht, nuk do të thotë që ne i kemi dhënë leje për një gjë të tillë, por në formë të organizuar nuk ka një gjë e cila bie në kundërshtim me xhaminë. Prej nesh nuk është kërkuar leje që të bëhet ndonjë veprim që nuk i takon xhamisë.’’

Në pytejen e Telegrafit se a kanë lidhje këto veprime me sufizmin, Nesimi shprehet ‘’unë nuk shoh se këtu ka ndonjë problem. Sufizmi është diçka tjetër dhe praktika ose ideja që duhet të arrihet është diçka tjetër. Aty në xhami ka mundësi ndonjë njeri i cili bën ndonjë veprim që dikujt i duket se ka të bëjë me sufizëm. Unë mendojë se të gjejsh një sufist është e vështirë.’’

Për të qenë sa më korrekt dhe objektiv, Telegrafi ka kontaktuar edhe hoxhën nga Shkupi Bekir Halimi i cili thotë ‘’kjo që ka ndodhur në Xhaminë e Sahatit është një rit sufist i tarikateve që quhet zikër (ziqër). Kurrë s’ka qenë e njohur në praktikën tradicionale të muslimanëve tanë që ky rit të bëhet në xhami. Ky rit zakonisht është bërë në teqet e veçanta të ndërtuara për këtë rit, andaj edhe ishte një risi befasuese kjo që ndodhi në këtë xhami. Është bërë për Natën e Kadrit për të mbledhur më shumë njerëz dhe për të shfrytëzuar peshën që ka kjo natë për të promovuar këtë frymë sufiste. Si duket keqpërdoren lidhjet dhe situatat për të promovuar këtë frymë sufiste. Ata, nëse dëshirojnë të vazhdojnë me këto rite, le të ndërtojnë teqet e tyre dhe çka të dojnë le të bëjnë aty, mirëpo jo të keqpërdoren xhamitë.’’

Kurse nga ana tjetër, Metin Izeti u shpreh shkurt për rastin në fjalë se nuk shkel asnjë rregull fetar islam dhe nuk është e vërtetë ajo çka flasin në opinion, se gjoja është sufizëm.

Telegrafi më poshtë ju prezenton videon për të sqaruar lajmin dhe situatën.

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori