A ka njohje nga jashtë mes Rogertit dhe Selinës? - Përplasje e fortë mes tyre gjatë spektaklit

Rogerti pretendoi se të dy kanë njohje nga jashtë shtëpisë dhe se kishin një kod për të vazhduar lojën bashkë.
Ai tha se nusja e tij njeh tezën e Selinës dhe se, sipas tij, Selina përdor lidhjet familjare për të ndikuar lojën, duke e paraqitur atë si një baba “shumë të keq”.
“Nusja ime njeh tezen e Selin dhe kanë bërë shkollën bashkë dhe tezja e saj i ka treguar që unë do futem në Big dhe ajo ka kërkuar që unë ta ndihmoja, dhe t’i tregoja kodin që jam babi i Marlonit. Selin është femër që i përdor gjërat më të dobëta që të bëjë lojë dhe më përdor mua si një baba shumë të keq. Unë doja të punoja pro Selinës. Një nga problemet më të mëdha që ka pasur familja e Selin është që na ‘mori fytyrën’, unë ia dhashë sinjalet por nuk i kuptoi. Unë njerëzit që më presin në besë, unë do t’i sulmoj”, u shpreh Gerti.

Nga ana tjetër, Selin mohoi pretendimet e tij dhe theksoi se informacionet e dhëna nga Rogerti janë të pasakta. “Sa i përket informacionit të rremë që Gerti po flet, i kam dhënë të drejtën produksionit që të marrë të gjitha informacionet nga jashtë. Di që fëmijët janë në park, këtë e di”, deklaroi ajo.
Në një nga reagimet e saj më të hershme, Selin sqaroi gjithashtu historinë e njohjes së saj me tezën e Gertit: “Në një nga diskutimet me tezen më ka thënë që në një ditë, kur kanë qenë në një park lojërash në Angli, ka njohur një shqiptare dhe që vajza e saj po rri dhe luan me djalin e saj, që është bashkëshortja e Gertit. Por në asnjë mënyrë ne të dy nuk njihemi”.
Ky përballim tregoi tensionin e madh midis banorëve dhe ndikimin që marrëdhëniet jashtë shtëpisë mund të kenë brenda lojës. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com























































