LAJMI I FUNDIT:

A ka kuptim shenja poshtë!?

Është apo nuk është për tu brengosur me shenjen apo siç po e quajnë politikanët fusnotën, që edhe ashtu po e marrin bukfalisht nga anglishtja, që është “footnote”, që sikur ta zbërthejmë në shqipen tonë do të nënkuptonte “shenjë këmbe”, pra me kuptim një shenje poshtë për të zbërthyer diçka me detajisht nga një emërtim i lartshënuar.

E tëra në fakt është një problem në vetvete sepse po të bën me “shenjë” për diçka që në fakt është krejtësisht e qartë për popullin e Kosovës dhe që nuk ka nevojë për ndonjë sqarim shtesë as me shenjë poshtë e as me shenjë lart, e bile as me ndonjë asterisk, yll a çfarëdo shenje tjetër.


Gjithçka po sillet rreth asaj që të përfaqësohemi në nismat rajonale, e përfaqësimi ynë në fakt duhet të jetë ashtu siç jemi, sepse në të kundërtën nuk ka kuptim, sepse shtetësia e Kosovës është e qartë dhe duhet të jetë e qartë edhe për Brukselin, për vendet që e njohën Kosovën si shtet pa pasur ndonjë kërkesë të veçantë apo shpjegim me ndonjë fusnotë, dhe krejt në fund duhet të jetë e qartë edhe për shtetin serb që Kosova është shtet si të gjitha shtetet tjera të botës, pa ndonjë shenjë. Pra duhet t’ua bëjmë të qartë të gjithëve kudo në botë që shtetësia e Kosovës nuk i ngjan vallëzimit tango me një hap përpara, e dy hapa mbrapa.

Presioni nga Brukseli dhe politika ndërkombëtare është evident, mirëpo nuk do të thotë që vetëm e vetëm për realizimin e një objektivi madhor evropian apo çfarëdo objektivi tjetër, Ne tash duhet të bëhemi objekt i lëshimeve politike që mund t’i kushtojë Kosovës dhe popullit të Kosovës me shumë konsekuenca të paparashikueshme drejt integrimeve të mëtutjeshme.

Presioni nga Brukseli është evident gjithashtu mbi Beogradin, sepse tek e fundit nga ndonjë përparim në negociata me Prishtinën, janë ata që marrin pikët për të lëvizur drejt kandidaturës për në BE.

Pra kemi forca ndërkombëtare që po bëjnë presion mbi dy shtete të Ballkanit për arritjen e një marrëveshjeje që në fund të fundit të kemi një rezultat ku të gjithë të ndahen fitues, mirëpo shpesh herë diçka e tillë magjike nuk ndodhë.

Është e pakuptim shenja, vetë për faktin që rezoluta 1244 lidhet për një shteti inekzistent (Jugosllavia), që në këtë rast edhe vet Serbia do të duhej të kishte një shenjë ku do të sqaronte që shteti me të cilën lidhet rezoluta 1244 nuk ekziston më. Mirëpo në fakt shenja e ka një vlerë të madhe për politikën e Beogradit, sepse e legjitimon mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe krejt këtu është esenca, pra integrimi i Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës.

Me gjithë elaborimet e lartshënuara desha te shprehem kundër shenjës, fusnotës, footnote-es, asteriksit apo yllit. Kundër shenjës janë edhe shumë analist të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë dhe atë për vet faktin që shenja krijon konfuzion, krijon pengesa të panevojshme në të ardhmen.

Për konkluzion do të shtoja që pikërisht Kosova nuk ka nevojë të marr vendime të ngutura, Kosova nuk humb asgjë edhe sikur të shtyhen me muaj apo vite negociatat rreth kësaj çështjeje, sepse integrimi evropian i Kosovës nuk varet nga pranimi i një shenje, ndërsa efekti negativ i shenjës e rëndon më vonë çështjen e integrimit.

Shumë figura të shquara politike ia kanë bërë tashmë të qartë Beogradit që rruga e integrimit evropian nuk mund të ndodhë pa e njohur Republikën e Kosovës. Prandaj pala kosovare është në avantazh për ti rezistuar më shumë presionit ndërkombëtarë. Serbia nëse dëshiron integrim evropian duhet të pranojë shtetësinë e Kosovës, në të kundërtën Serbia bëhet faktori kryesor i pengimit të integrimit ballkanik në BE dhe si rezultat i kësaj, presioni ndërkombëtarë do të shtohet edhe më shumë mbi Beogradin.

Pra krejt për fund sa i përket fusnotës pala kosovare do të duhej tani për tani të luaj rolin e spektatorit në relacion me fusnotën dhe vetëm të refuzohet si diçka e pakuptimtë për të dyja palët, sepse shtetit të cilit i referohet rezoluta 1244 nuk ekziston dhe krijon konfuzion për të dyja palët, pavarësisht interpretimeve që mund të vijnë nga palët e interesuara.

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Kalo në kategori