A ka Klodi pëlqim për një djalë? Ish-e dashura e tij komenton dinamikën me Londrimin dhe përjashton mundësinë e një çifti

Marrëdhënia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4 ka qenë ndër temat më të përfolura kohët e fundit, duke nxitur spekulime për natyrën e afërsisë së tyre brenda shtëpisë.
Për të sqaruar këto dilema, ish-e dashura e Klodit ka pranuar një intervistë ekskluzive për Prive by Liberta Spahiu, ku ka folur hapur dhe pa doreza mbi atë që po ndodh mes dy banorëve.
Ajo ka bërë një krahasim me të kaluarën, duke treguar se Klodi ka qenë gjithmonë një person jashtëzakonisht social dhe miqësor, dhe nuk ka ngurruar të flasë edhe për mundësinë që marrëdhënia me Londrimin të shkojë përtej shoqërisë.

“Ai kishte një marrëdhënie vërtet të mirë me një djalë tjetër në realityn tonë, gjithashtu ata ishin duke kaluar kohë bashkë.
Unë po krahasoja dy miqësitë”, u shpreh ajo për Prive, duke theksuar diferencën mes miqësisë së ngushtë dhe një lidhjeje romantike.
E pyetur nëse ekziston mundësia e një romance apo afrimiteti fizik mes Klodit dhe Londrimit, ajo tha: “Nuk e besoj që do bënte çdo gjë me një djalë, ta puthte apo të bënte diçka tjetër, por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, por s’e besoj që do të jenë çift”.
Ish-e dashura nuk u ndal aty dhe foli gjithashtu për ndarjen e tyre dhe për momentet e ndryshme që kanë kaluar së bashku, duke dhënë një pasqyrë më të plotë mbi karakterin e Klodit dhe mënyrën se si ai ndërvepron me të tjerët brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
@prive.libertaspahiu 'Ka ndodhur në programin tjetër', dyshimet për orientimin e Klodit, ish e dashura zbulon të vërtetën e raportit me Londrimin #bigbrothervip #bigbrothervipkosova
♬ original sound - Prive by Liberta Spahiu


























































