A jemi ne në qendër të UNIVERSIT? Ja një përgjigje! (Video)

Përveç planetëve ku përfshihet edhe toka, aty janë paraqitur edhe yjet. Dhe ndër to, më i madhi është VY Canis Majoris.
Sa i madh është ai për ta kuptuar më thjeshtë është bërë përshkrimi, transmeton Telegrafi. Aty thuhet se ky yll ka një diametër prej 2,800,000,000 kilometrash.
Dhe për ta kuptuar edhe më mirë është bërë një llogaritje tjetër: Mendojeni një pasagjer aeroplani, i cili fluturon me aeroplan me një shpejtësi prej 900 kilometra në orë. Dhe për ta përshkruar këtë diametër, aeroplanit i duhen hiq më pak se 1100 vite.
Për fund, duke pasur parasysh se ky yll është vetëm një nga disa qindra miliarda yje që përbëjnë Galaksinë, dhe kur kihet parasysh se ekzistojnë qindra miliarda galaksi jashtë asaj ku gjendemi ne, shtrohet pyetja: A jemi ne në qendër të UNIVERSIT?. /Telegrafi/












































