LAJMI I FUNDIT:

A i keni ditur këto 11 fakte “kolosale” për Murin Kinez? (Foto)

A i keni ditur këto 11 fakte “kolosale”  për Murin Kinez? (Foto)

Ka një moshë më tepër se 2,500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet.

I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit.
muri kinez

Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë. Ky mur madhështor gjarpëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.


muri kinez2

Muri i Madh ka rëndësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”, si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Madh si nder të madh.

murikinez6

Por ka ende disa gjëra që ju mbase nuk mund i dini rreth kësaj pike referimi në Kinë.

1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1,800 vjet

Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.

2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh

Great Wall in the morning with sunrise and colorful sky in Beijing, China.
Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze

3 – Një përbërës i çuditshëm mund të gjendet te muri

murikinez7

Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.

4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë

murikinez11

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.

5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit

Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.

6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh

murikinez3

Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.

7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.

8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh

murikinez4

Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.

9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur

Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.

murikinez5

10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit

Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.

11 – Disa pjesë të caktuara të Murit mund të zhduken përpara vitit 2040

Parashikimet se fortesa e Murit të Madh kinez nuk është mbajtur mirë gjatë shekullit të 21 do t’i japë rezultatet më vonë sipas studiuesve. Por edhe për shkak të erozionit natyror e njerëzor, një pjesë e mirë e Murit mund të mos ekzistojë më deri në vitin 2040. /Tirana Observer/