LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë populli ‘dëm’ anësor për sanksionet e mundshme të BE-së ndaj Maqedonisë?

A do të ketë populli ‘dëm’ anësor për sanksionet e mundshme të BE-së ndaj Maqedonisë?

Brukseli është duke menduar seriozisht sanksionet ndaj politikanëve kryesorë të Maqedonisë, kanë konfirmuar burime për Deutsche Welle në Bashkimin Evropian. Plani është përgatitur dhe është në procedurë i cili do të parashikojë një sërë masash kundër individëve por edhe ndaj shtetit që së shpejti do të hyjë në procedurë nga Komisioni Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sanksionet e BE-së kundër politikanëve ishte tema e mbrëmshme e ‘Top Tema’ në televizionin Telma ku morrën pjesë kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela, kryetari i LD-së Pavlle Trajanov, drejtori i Institutit për Demokraci Jovan Bliznakovski dhe Voisllav Stojanovski nga komiteti i Helsinkut.


Mesazhi i tyre i përbashkët ishte se sanksionet e mundshme të BE-së duhet të jetë në shënjestër kundër krijuesve të krizës politike dhe jo kundër qytetarët e thjeshtë. /Telegrafi/