Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibshi, ka folur për situatën e sigurisë në veri, pas paralajmërimeve për mbyllje të kufijve nga ana e serbëve.
Ibishi tha se estabilishmentit serb nuk i ka mbetur gjë tjetër në Kosovë, veçse të bllokojë kufijtë jashtë Kosovës.
“Kjo është një iniciativë e turpshme për të bllokuar kufirin, po ashtu kjo është në kundërshtim me të drejtat e njeriut e po ashtu me të gjitha konventat evropiane dhe deklaratën e Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Ibishi në RTK.
Tutje ka thënë ai se një gjë e tillë tregon ekstremizmin dhe hipokrizinë e madhe të një vendi fqinj në krye me Vuçiqin, i cili, siç tha Ibishi, i përdor të gjitha mjetet për realizimin e projekteve të tij.
“Mendoj që është pak e sikletshme të mbyllen të gjitha hyrje-daljet e qytetarëve andej e këndej kufirit, pasi që Serbia është si vend transit për qarkullim”, tha Ibishi.
Ai tha se pos komunitetit serb që do t’u vështirësohet komunikimi nga kjo mbyllje, kjo prek drejtpërdrejt edhe tri komunat me shumicë shqiptare në Luginë.
Ibishi tha se nga Serbia gjithçka pritet dhe ajo nuk do të përjashtojë asnjë mundësi për eskalimin e situatës në Ballkan.
“Gjithçka mund të pritet, në kuptimin e saj është edhe raporti vjetor amerikan i inteligjencës, që ka paralajmërime të frikshme, jo të mira por të frikshme për mundësitë e eskalimit të situatës në Ballkan, nga bota serbe e cila gjithandej po fillon së zbatuari projektet e veta”, tha Ibishi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh