LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fitimet e gjyqtarëve të Ligës Premier, fitojnë shifra marramendëse

Zbulohen fitimet e gjyqtarëve të Ligës Premier, fitojnë shifra marramendëse

Diskutimet rreth natyrës sfiduese të punës së gjyqtarëve të futbollit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Angli. Sasia e presionit që ata punojnë nën dritat e ndritshme të Ligës Premier është e madhe. Në përshkrimin e punës është të vuash ofendime nga tifozët dhe në rast gabimesh gjyqtarët gjenden të sulmuar nga media, rrjetet sociale dhe personazhe televizivë.

Ish-lojtari i Ligës Premier dhe tani komentatori Jermaine Jenas së fundmi përmes Twitter-it ka fyer ekipin e gjyqtarit në derbin londine mes Arsenalit dhe Tottenhamit, pas së cilës e ka fshirë statusin dhe i ka kërkuar falje Federatës angleze dhe gjithë gjyqtarëve.

Disa media britanike kanë shkruar tashmë se futbolli atje vuan nga mungesa e gjyqtarëve, sepse gjithnjë e më pak të rinj vendosin për ta bërë atë punë, pasi nuk duan të jenë në situata ku gjyqtarët pësojnë ofendime dhe forma të ndryshme dhune edhe në ligën më të ulët dhe në nivel gjysmë-profesional.


Ata mund të fitojnë shumë herë më shumë se paga mesatare

Megjithatë, arritja në majat e atij profesioni dhe gjykimi në rangun më të lartë të futbollit ishullor ka avantazhet e veta, veçanërisht ato financiare.

Portali anglez GiveMeSport zbulon se gjyqtarët e Ligës Premier fitojnë nga 110,000 funte (126,678 euro) deri në 240,000 funte (276,388 euro) në vit, ndërsa bonusi i tyre për ndeshje është 1500 funte (1727 euro).

Për krahasim, paga mesatare vjetore në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 28,000 funte (32,245 euro).

Gjyqtarët ndihmës fitojnë 30,000 funte (34,548 euro) në vit me një bonus prej 850 funte (979 euro) për ndeshje, dhe gjyqtarët e VAR-it fitojnë pothuajse të njëjtën shifër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy yjet e ekipit janë ende në shitje, Man Utd i vlerëson lojtarët me mbi 80 milionë euro

Dy yjet e ekipit janë ende në shitje, Man Utd i vlerëson lojtarët me mbi 80 milionë euro

Premier League
Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

La Liga
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Man City nuk donte që talenti i madh të bëhej 'një tjetër Cole Palmer' për Chelsean

Man City nuk donte që talenti i madh të bëhej 'një tjetër Cole Palmer' për Chelsean

Premier League
Arne Slot tregon pse Liverpooli nuk nënshkroi me asnjë lojtar në janar

Arne Slot tregon pse Liverpooli nuk nënshkroi me asnjë lojtar në janar

Premier League
Shearer tregon dy lojtarët që Amorim nuk llogaritë në ta: Ai nuk i vlerëson ata

Shearer tregon dy lojtarët që Amorim nuk llogaritë në ta: Ai nuk i vlerëson ata

Premier League
Kalo në kategori