LAJMI I FUNDIT:

Ish-spiuni serb Spasiq për skandalin e tunellit në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi: Sigurimi Shtetëror ka plaçkitur çfarëdo që i ka rënë në dorë

Ish-spiuni serb Spasiq për skandalin e tunellit në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi: Sigurimi Shtetëror ka plaçkitur çfarëdo që i ka rënë në dorë

Ish-zyrtari i Sigurimit Shtetëror serb (DB), Bozhidar Spasiq ka komentuar skandalin e thyerjes së tunelit të Gjykatës së Lartë në Podgoric të Malit të Zi.

Spasiq në një intervistë për mediet serbe, ka pohuar se Sigurimi Shtetëror çdo herë ka plaçkitur çfarë do që i ka rënë në dorë.


“Ashtu është, ne [DB] kemi vjedhur e plaçkitur çfarë do që kemi mundur, jo në vendin tonë këtë duhet ta pranoj, por jasht vendit”, ka pohuar Spasiç.

Ai ka shtuar se ata që kanë dashur të hyjnë dhunshëm në këtë Gjykatë, thjeshtë është dashur të vendosin eksploziv.

“Ata fjalë për fjalë kanë mundur ta minojnë murin, thjeshtë ata djemë kanë mundur ta vendosin një eksploziv dhe ta hedhin në erë atë”, ka shtuar ai.

Detaje të reja rreth skandalit me tunelin në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi
Lexo po ashtu Detaje të reja rreth skandalit me tunelin në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi

Ditë më parë, Depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është thyer përmes një tuneli nëntokësor, i cili ishte zbuluar nga vetë punëtorët e këtij institucioni, gjatë inventarizimit të sendeve të depozituara aty.

Materiali provues për pothuajse të gjitha proceset gjyqësore është ruajtur në depon e kësaj gjykate.

Dokumentet dhe rastet e veprave penale janë mbajtur aty në cilësinë e provës dhe rreth 9.5 tonelata drogë, nga të cilat 2 tonelata ishin kokainë dhe 7 tonelata marihuanë. /Telegrafi/