Një ditë më parë (të hënën) ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pasi në vitin 2020 Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë.
Ndërkohë që edhe sot në Gjykatën e Hagës është duke vazhduar ky proces gjyqësor, Telegrafi.com ka marr disa opinione të qytetarëve të vendit se si e kanë pritur këtë gjykim ndaj katër ish krerëve të UÇK-së.
Një qytetar i komunitetit boshnjak, Amir Rrustemoviqi tha se e përkrahë luftën e drejtë të UÇK-së.
“Unë jam për UÇK, vetëm për UÇK. Për familjen Jashari, jetën do ta jap”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Ramiz Krajkova, tha se qëllimi i kësaj gjykata iu ka dukur nga fillimi shumë i pakuptimtë. Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë një shembull për krejt Evropën.
“Diqysh prej fillimit mu ka duk e pakuptimtë, sepse këtu nuk po dihet kush i ka shti duart Prokuroria e Serbisë, apo është një realitet. Megjithatë UÇK-ja ka qenë shembull edhe në Evropë e botë për nga lufta e drejtë që është bërë. I besoj drejtësisë dhe ma merr mendja që drejtësia do të dal në fund në vendin e vet”, u shpreh ai.
Njëjtë mendon edhe qytetari, Avdi Shehu i cili tha se kjo gjykatë është shumë e padrejtë.
Ai beson që ky proces gjyqësor do të triumfojë në favor të luftës së drejtë të UÇK-së.
“E kemi pa, e kemi përcjell, ajo gjykatë është shumë e padrejtë. Shumë shumë e padrejtë. Por edhe ne si popull asgjë s’po bëjmë për me i ndihmu çlirimtarët. Vallai ky proces ka me qenë në favor të UÇK nëse ka drejtësi. Nëse s’ka drejtësi, që s’ka drejtësi, ajo veç po shihet. Ata janë shumë të pafajshëm. Njerëzit kryesor që e kanë sjell lirimin këtij vendi”, ka thënë ai.
Ndërsa, Pajazit Ahmeti theksoi se procesi gjyqësor i kësaj gjykatë nuk është i drejtë aspak.
“Ata kanë bërë luftë të paqes. Nuk jena shku një vend tjetër për me sulmu një vend tjetër, por ata kanë ardh këtu e ne veç jemi mbrojt. Kurrgjë tjetër s’ka pas, në këtë drejtim. ”…
Edhe, Zenel Ahmeti potencoi se në këtë gjykata po gjykohet i gjithë populli shqiptarë.
“Kjo realisht është gjykimi i gjithë popullit shqiptarë, i gjithë UÇK-së. Kërkoj dhe lutem që të dalin faqebardhe, po të shohim”.
Qytetarja, Marigona Pepiqi tha se lufta ka qenë e drejtë dhe se dihet drejtësia në anën e kujt ka qenë. “Sigurisht që pres drejtësisë dhe shumë shpejt do të dal në dritë drejtësia”, ka thënë ajo.
Një tjetër qytetar, Ismet Bunjaku pret që drejtësia të vihet në vend.
“Nuk mu duk e befasishme se e kemi prit, për atë u themelu. Pres drejtësia të vij në jetë. Për drejtësi kemi luftu dhe e kemi dhënë jetën, pasurinë, jetën. Drejtësinë duhet të përkrahim”, tha ndër të tjera qytetari Bunjaku.
Ndryshe, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dolën të hënën para trupit gjykues dhe u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar e që lidhen me krime lufte. Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar në vitin 2020, ndërsa ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të atij viti.
Sipas aktakuzës, midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga janari 1998 deri në dhjetor 2000. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City