Objekti i një shkolle të vjetër jofunksionale në Ferizaj, saktësisht shkollës “Ismalil Qemali” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës, rreth orës 04:25.
Lajmi për djegien e shkollës së vjetër e kishte konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Zjarri ishte arritur të lokalizohet dhe nuk kishte të lënduar.
Për zjarrin në objektin që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore ka nxitur reagime të shumta në vend.
Për këtë ka reaguar, komuna e Ferizajt, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deputetë, etj.
Komuna e Ferizajt përmes një reagimi publik ka deklaruar se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, i cili përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore.
I njëjti objekt bëhet e ditur se të hënën e 13 marsit, ka nisur të rinovohet tërësisht nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Tutje, Komuna e Ferizajt ka thënë se përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Shërbimit të Zjarrfikjes, me të marrë informatën ka dal në vendngjarje duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, me gjithë kapacitetin e plotë, për të shuar zjarrin.
“Komuna e Ferizajt, kërkon nga organet hetimore, organet e ndjekjes dhe gjyqësore që të zhvilloj hetim të tërësishëm të rastit dhe që shkaktarët e zjarrit të bëhen publike për qytetarët”, thuhet mes tjerash.
“Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt për t’ia ofruar publikut, pas punës restauruese që do të ndodh në këtë objekt”, përfundon reagimi i komunës.
E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj.
Në reagimin e tij për rastin, Çeku ka thënë se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.
“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ministri në Facebook.
Ai tutje ka deklaruar se gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”.
“Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalin”, ka përfunduar Çeku.
Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti .
Haliti në një postim në Facebook shkruan se krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.
Ai shkruan se për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.
“Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi. Turp!”, shkruan Haliti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit