LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi – Zupançiq: Kuvendet e dy vendeve do të intensifikojnë bashkëpunimin

Xhaferi – Zupançiq: Kuvendet e dy vendeve do të intensifikojnë bashkëpunimin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, sot realizoi takim me kolegen e tij, kryetaren e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiq. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Aleksandar Veljanovski, kryetari i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimi me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë dhe anëtarët Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Berat Ajdari, që janë pjesë e delegacionit parlamentar dhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Sllovenisë, Suzana Zelenkovska. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e afërta miqësore dhe bashkëpunimi i frytshëm shumëdekadësh ndërmjet dy parlamenteve mbi të gjitha bazat.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit, Xhaferi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen pa rezervë dhe proaktive të Republikës së Sllovenisë në realizimin e prioriteteve tona më të larta shtetërore, anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Informoi për aktivitetet rrjedhëse në planin vendor, sidomos për procesin e skriningut dhe mënyrën dhe procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Në planin ndërkombëtar, u veçuan prioritetet shtetërore për ndihmën e Ukrainës, kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe Procesin e Bashkëpunimit me Evropën Juglindore këtë vit dhe kontributi jonë i planifikuar për avancimin dhe promovimin e qëllimeve, parimeve dhe vlerave të tyre”, thuhet në kumtesë.


Nga ana tjetër, Zupançiq bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy parlamenteve dhe dy shteteve, sidomos në kohëra kur bota ballafaqohet me kriza të përmasave globale në vitet e kaluara, duke i theksuar krizën pandemike, ushtarake, energjetike dhe ekonomike si çështje për veprim domosdoshëm të përbashkët.

“Njëherësh, shprehu mbështetje të plotë për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për vazhdimin e zotimeve të Republikës së Sllovenisë, procesi i negociatave të udhëhiqet ekskluzivisht mbi bazën reformuese, mbi harmonizimin e legjislacionit vendor me legjislacionin evropian dhe margjinalizimin e çështjeve bilaterale dhe historike në këtë proces. Në këtë drejtim, i përshëndeti përpjekjet për vazhdimin e hapave të domosdoshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për hapjen e kllasterëve dhe kapitujve gjatë negociatave”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Xhaferit.

Të dy bashkëbiseduesit, madje u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në nivel të kryetarëve në planin bilateral, por edhe në suazat e asambleve dhe nismave parlamentare ndërkombëtare, në nivel të grupeve parlamentare të bashkëpunimit dhe miqësisë dhe në nivel të komisioneve parlamentare, me fokus në përvojat sllovene në procesin e aderimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.