LAJMI I FUNDIT:

Momenti i përplasjes së dy helikopterëve në Australi nga ku mbetën katër të vdekur

Momenti i përplasjes së dy helikopterëve në Australi nga ku mbetën katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve pranë Seaworld në Goald Coast të Australisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare sugjerojnë se përplasja ka ndodhur teksa njëri helikopter po ngrihej dhe tjetri po zbriste.


Ata që vdiqën po udhëtonin me të njëjtin helikopter ndërkohë që tre pasagjerë të tjerë janë në gjendje kritike.

Pesë nga gjashtë personat në aeroplanin tjetër, i cili bëri një ulje emergjente, pësuan lëndime të lehta.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.

Gary Worrell i Shërbimit Policor të Queensland ka konfirmuar se nga aksidenti ka pasur katër të vdekur dhe tre të lënduar.

“Është një skenë e vështirë. Për shkak të zonës që ndodhet, në bregun e rërës, ishte e vështirë për të fituar qasje, për të çuar shërbimet tona të urgjencës në vendngjarje për ta menaxhuar atë siç duhet”.

Ndërkohë disa pamje nga platforma e helikopterit tregojnë një pushues dhe djalin e tij të vogël duke parë ngritjen e helikopterit dhe më pas brenda pak sekondash kalojnë në shtegun e helikopterit të dytë – me fëmijën që pyet: ‘A do të rrëzohet?’.

Dëshmitarët nxituan në skenën e përplasjes – vetëm disa metra larg parkut dhe marinës së mbushur me njerëz – dhe thirrën furishëm shërbimet e urgjencës përpara se të nxirrnin ata që ishin brenda rrënojave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori