LAJMI I FUNDIT:

Epilogu i një prej mashtrimeve më të mëdha në histori, rrëfimi i miliarderes amerikane të cilën mund ta pret burgu

Epilogu i një prej mashtrimeve më të mëdha në histori, rrëfimi i miliarderes amerikane të cilën mund ta pret burgu

Elizabeth Holmes, themeluesja e Theranos, do të mund të dënohet këtë javë me burg deri në 20 vjet, për rolin e saj në kompaninë e testimit të gjakut në Silicon Valley, pasi e “pësoi” pasi iu zbuluan pretendimet e saj të rreme.

Procesi final dhe verdikti pritet të zhvillohet në Kaliforni gjatë të premtes, pasi një gjykatës federal javën e kaluar refuzoi kërkesën e Holmes për një rigjykim, The Guardian.

Holmes ka kërkuar gjyq të ri, duke thënë se një dëshmitar kryesor i prokurorisë ka kërkuar falje për rolin që luajti në akuzën e saj, transmeton Telegrafi.


Dëshmitari shkoi në shtëpinë e saj dhe i tha se është penduar

Ai dëshmitar, ish-drejtori i laboratorit të Theranos, Adam Rosendorff, u shfaq në gusht në shtëpinë e Holmes që e ndan me partnerin William Evans, për të shprehur pendimin e tij, thanë avokatët e saj në një mocion të mohuar.

Rosendorff më vonë qëndroi në deklaratën e tij origjinale, duke thënë se i vinte keq që Holmes, si nënë e një fëmijë të vogël, të përballet me vite burg.

Holmes u dënua në janar nën katër akuza për mashtrim pas një gjyqi gati katër mujor, gjatë të cilit prokurorët thirrën 29 dëshmitarë për të përshkruar detajet e mandatit të saj 15-vjeçar si drejtoreshë ekzekutive.

Ajo ka të ngjarë të përballet me një periudhë të konsiderueshme prapa grilave, të paktën kështu pretendojnë ekspertët e fushës.

Udhëzimet federale të dënimit, sugjerojnë dënime më të larta burgimi për mashtrime me shuma të mëdha parash, dhe provat përfshijnë mashtrimin e saj në vlerë prej më shumë se 140 milionë dollarë.

“Supozimi im më i mirë bazuar në mënyrën se si funksionojnë udhëzimet e dënimit, është se ajo do të dënohet nga katër deri në pesë vjet”, tha James Melendres, avokat dhe ish-prokuror federal, i cili shtoi se “nuk do të habitej nëse do të shqiptohej dënim më i lartë – madje edhe më shumë se 10 vite”.

Gjatë gjyqit, Holmes akuzoi të bashkëakuzuarin dhe ish-partnerin e saj Sunny Balwani për abuzim, por ai i mohoi kategorikisht.

Në një gjyq të veçantë, Balwani u shpall fajtor për 12 pikat e aktakuzës për mashtrim që janë ngritur kundër tij, për rolin e tij në kompani. Në dhjetor edhe ai do të mësojë verdiktin final.

Avokatët donin ta portretizonin Holmes si “mish për top”

Avokatët u përpoqën ta portretizonin Holmes si “mish për top” që kapërceu një marrëdhënie toksike për t’u bërë një nënë e dashur, të gjitha në një përpjekje për të shmangur një dënim të gjatë me burg.

Në një dokument prej 82 faqesh të depozituar një javë para verdiktit, avokatët argumentuan se një dënim me burg për Holmes do të ishte i panevojshëm, pjesërisht sepse ajo tashmë ishte stigmatizuar nga mbulimi intensiv i medias që e kishte kthyer atë në një “karikaturë për t’u tallur dhe denigruar”. Avokatët pretendojnë se ajo nuk duhet të dënohet me më shumë se 18 muaj.

Por të premten e kaluar, prokurorët kërkuan që Holmes të dënohej me 15 vjet dhe 800 milionë dollarë dëmshpërblim, duke argumentuar se kjo do të pasqyronte seriozitetin e veprës penale, do të lejonte që vepra të dënohej në mënyrë të drejtë dhe do të pengonte Holmes dhe të tjerët që sërish ta shkelin ligjin.

Vendimi do të shënojë fundin e udhëtimit të saj me Theranos, kompaninë nga e cila ajo u largua, por që e themeloi në moshën 19-vjeçare.

Ajo kishte premtuar teknologji revolucionare që mund të mundësojë qindra teste shëndetësore me vetëm një pikë gjaku, pavarësisht provave të gabuara shkencore si funksionon, duke krijuar partneritete me kompani të mëdha shëndetësore si Walgreens.

Ylli që pushtoi Silicon Valley

Holmes u shfaq në konferenca dhe në ballinat e revistave, ndërsa Theranos pushtoi Silicon Valley, duke mbledhur qindra miliona dollarë nga investitorë të mëdhenj si është rasti i Ruper Murdoch, ish-Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger dhe ish-Sekretari i Mbrojtjes, James Mattisi, i cili më vonë dëshmoi kundër saj.

Por çarjet filluan të shfaqen në vitin 2015, kur një raport i Wall Street Journal zbuloi se testet e brendshme kishin pasaktësi të dukshme, dhe se kompania po kryente teste duke përdorur metodologjinë tradicionale të nxjerrjes së gjakut dhe laboratorë të jashtëm.

38-vjeçarja u akuzua për 12 akuza për mashtrim në vitin 2018 për rolin e saj në kompani. Gjyqi filloi në vitin 2021, pas një vonese për shkak të shtatzënisë së saj. Procedurat ndezën një furi mediatike jashtë gjykatës në San Jose, ku Holmes dëshmoi se ajo nuk kreu mashtrim me vetëdije dhe se i besonte premtimit të kompanisë.

Holmes u dënua për katër akuza, duke përfshirë një akuzë për komplot për të mashtruar investitorët dhe tre akuza për mashtrim të investitorëve, por u lirua nga tre akuza në lidhje me pacientët që merrnin rezultate të rreme të testit. Juria mbeti e ndarë në tre pika të aktakuzës.

Gjykimi dhe dënimi mund të shënojnë një epokë të re për Silicon Valley, një industri që për vite ka nxitur një kulturë të “falsifikuar derisa t’ia dalësh”, në të cilën themeluesit bëjnë premtime të mëdha, shpesh me pak prova, për të tërhequr interes dhe financim për startup-et e tyre.

Fakti që Holmes dhe Balwani u ndoqën penalisht është e rëndësishme, thotë Neama Rahmani, ish-prokurore federale dhe bashkëthemelues e West Coast Trial Lawyers. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori