LAJMI I FUNDIT:

Flet ukrainasja që jeton në Shqipëri: Ukrainasi që shoqëronte rusët në uzinën e armëve, tradhtar

Flet ukrainasja që jeton në Shqipëri: Ukrainasi që shoqëronte rusët në uzinën e armëve, tradhtar

Irina Romanova, shtetase ukrainase që kanë jetuar për një periudhë të gjatë në Shqipëri thotë se shtetasi ukrainas që u kap me dy rusët në uzinën e Gramshit është tradhtar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se nuk beson ata janë turistë apo blogerë siç pretendojnë, pasi një turist nuk ka arsye të sulmojë ushtarakët kur hyn në një vend që e di shumë mirë që është e ndaluar të hysh.


“Fatkeqësish mes njerëzve që kanë pasaportë ukrainase ka plot tradhtar. Ai është tradhtar dhe fatkeqësisht ka edhe tradhtar në çdo luftë”, tha Romanova.

“Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete”, mjeti që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh dhe sulmi ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Shqipëri – përmbledhje e ngjarjes 
Lexo po ashtu “Isha udhëzuar nga shërbimet sekrete”, mjeti që përdorën rusët për të hyrë në uzinën në Gramsh dhe sulmi ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Shqipëri – përmbledhje e ngjarjes 

Ajo përjashtoi mundësinë që rusët e kapur në uzinën e Gramshit të kenë qenë fotografë teksa shpreh bindjen se janë spiunë që kanë pasur objektiv një vend anëtar të NATO-s.

“Me ato që kam dëgjuar ata kanë hedhur lëndë kimike. Nëse janë blogerë dhe kanë shkelur pa dashje në një vend ku nuk duhet të kishin shkelur, duke u nisur nga vetja, do kisha kërkuar ndjesë. Pse duhet spraji neuroparalizues”, u shpreh ukrainasja.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori