LAJMI I FUNDIT:

Van Basten ‘sulmon’ Messin, thotë se nuk është njëri nga tre lojtarët më të mëdhenj në histori

Van Basten ‘sulmon’ Messin, thotë se nuk është njëri nga tre lojtarët më të mëdhenj në histori

Legjenda holandez, Marco van Basten ka folur për Lionel Messin dhe ka thënë se argjentinasi nuk është njëri nga tre lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Messi ka fituar një rekord prej shtatë Topave të Artë në karrierën e tij të shkëlqyeshme, si dhe ka shënuar mbi 800 gola për klubin dhe vendin.


34-vjeçari ka performuar në një nivel të jashtëzakonshëm prej 15 vitesh, duke ndryshuar lojën me prodhimin golave, asistimeve dhe paraqitjeve të tij në skenën e madhe.

Por, për Van Basten, i cili fitoi tre Topa të Artë përpara se lëndimi të çonte në pension të parakohshëm në moshën 28-vjeçare ka thënë se Messi nuk është në treshen e tij më të mirë.

“Pele, Diego Maradona dhe Johan Cruyff janë për mua tre lojtarët më të mëdhenj në histori”, ka thënë fillimisht Van Basten për France Football.

“Si fëmijë doja të isha si Cruyff. Ai ishte shoku im. Më mungon. Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm”.

“Messi është gjithashtu një lojtar i madh, por Maradona gjithmonë ka pasur më shumë personalitet në ekip. Messi nuk është ai që e vendos veten në front për të shkuar në luftë”.

Van Basten gjithashtu tregoi emrat e lojtarëve të tjerë legjendar, të cilët ai mendon se janë ndër më të mirët që kanë luajtur ndonjëherë – veçanërisht Cristiano Ronaldo, Michel Platini dhe Zinedine Zidane.

“Nuk po harroj Cristiano Ronaldon, Michel Platinin apo Zinedine Zidane”.

Megjithatë, pavarësisht komenteve të tij të fundit të befasishme për Messin, ikona e Milanit dhe Ajaxit ka deklaruar se njerëzit që mendojnë se Ronaldo është më i mirë se Messi “nuk dinë asgjë për futbollin”.

“Cristiano është një lojtar i madh, por ata që thonë se ai është më i mirë se Messi nuk dinë asgjë për futbollin, ose po e thonë me keqbesim”.

“Messi është i vetmi. E pamundur të imitohet dhe e pamundur të përsëritet. Një lojtar si ai vjen çdo 50 apo 100 vjet. Si fëmijë, ai u bë gjeniu i futbollit”, përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori