LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth feston përvjetorin e parë të martesës pa Princin Philip

Mbretëresha Elizabeth feston përvjetorin e parë të martesës pa Princin Philip

Mbretëresha shënon sot përvjetorin e saj të parë të martesës që nga vdekja e Princit Philip.

Dita e sotme, e cila shënohet shtatë muaj pasi Philipi vdiq në moshën 99-vjeçare, do të kishte paraparë çiftin mbretëror të festonte 74 vite martesë, shkruan DailyMail.

Redaktori mbretëror të ITV News, Chris Ship tha: “Ajo [Mbretëresha] është në Kështjellën Windsor, duke shënuar përvjetorin e martesës “privatisht” sipas ndihmësve të pallatit”.


Sot gjithashtu bëhen një muaj që kur Mbretëresha u shtrua në spital gjatë natës për hetime paraprake dhe u urdhërua nga mjekët e saj mbretërorë të pushonte.

95-vjeçarja, e cila gjithashtu e ndrydhi shpinën dhe u tërhoq nga shërbimi i së dielës, ka kryer vetëm detyra të lehta që nga qëndrimi i saj në spital më 20 tetor, duke përfshirë një fjalim ballë për ballë këtë javë me ushtrinë në largim, dhe me shefin gjeneral, Sir Nick Carter.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Mbretëresha është e vendosur të marrë pjesë nesër në pagëzimet e përbashkëta të stërnipërve të saj në Kështjellën Windsor.

Ajo u ka thënë oborrtarëve se do të jetë e pranishme këtë fundjavë teksa mbesat e saj, Princesha Eugenie, 31 vjeçe, dhe Zara Tindall, 40 vjeçe, pagëzojnë foshnjat e tyre në Windsor Great Park, thuhet sipas tabloidit britanik The Sun.

Besohet se ajo do të marrë një ‘vendim të orës 11’ dhe po merr këshilla nga mjeku i saj personal, me një burim që thotë se ajo është ‘e etur të jetë atje’ pasi ajo ‘e di se sa e rëndësishme është’ për fëmijët dhe stërnipërit e saj.

Princesha Elizabeth u martua me togerin e guximshëm, Philip Mountbatten në Westminster Abbey më 20 nëntor 1947.

Marrëdhënia e tyre e qëndrueshme zgjati më shumë se çdo sovran britanik dhe Philipi ishte në krah të Mbretëreshës gjatë dekadave, duke e mbështetur atë teksa ajo iu përkushtua rolit të saj si krere e shtetit.

Pas vdekjes së tij në prill, Mbretëresha tha se ajo dhe familja e saj ishin në një ‘periudhë trishtimi të madh’, por ajo u ngushëllua nga homazhet e bëra ndaj tij.

“Ne jemi prekur thellë dhe vazhdojmë të kujtojmë se Philip pati një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij”, tha ajo.

Funerali i Philipit u mbajt gjatë kufizimeve të coronavirusit me numra rreptësisht të kufizuar dhe lamtumira përfundimtare u zhvillua tërësisht brenda kufijve të Kështjellës Windsor.

Mbretëresha ishte ulur vetëm – duke mbajtur distancën sociale nga familja e saj – ndërsa mbante zi.

Në ditët pas vdekjes së dukës, Pallati publikoi një fotografi nga albumet private të fotografive të familjes mbretërore të Mbretëreshës dhe Philipit duke pushuar së bashku, të ulur në një bar në Coyles of Muick, një vend bukurie në pasurinë Balmoral. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Kalo në kategori