LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Batllavë, policia jep detaje

Vrasja në Batllavë, policia jep detaje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Batllavë të Podujevës.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.


Vritet një 41 vjeçar në Batllavë, arrestohet i dyshuari
Lexo po ashtu Vritet një 41 vjeçar në Batllavë, arrestohet i dyshuari

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me armë zjarri kishte privuar nga jeta viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante të policisë ka dalë ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/