LAJMI I FUNDIT:

Iachini zbulon tmerrin e përjetuar nga Covid-19: Isha i infektuar për 64 ditë, mezi merrja frymë dhe kisha dhimbje deri në kocka

Iachini zbulon tmerrin e përjetuar nga Covid-19: Isha i infektuar për 64 ditë, mezi merrja frymë dhe kisha dhimbje deri në kocka

Ish-trajneri i Fiorentinës, Beppe Iachini ka zbuluar se makthi i tij i infektimit me COVID-19 zgjati plot 64 ditë, ndërsa tregoi edhe përjetimet që pati.

Trajneri italian shpjegoi përvojën e tij në një libër të ri të quajtur ‘Un Calcio al Virus’ në lidhje me bllokimin e parë që ndodhi në muajin mars të vitit 2020.


“Isha në Firence në shtëpi dhe nuk ndihesha mirë. Pas një jave të mbylljes së vendit, disa raste pozitive u shfaqën në skuadër”, ka treguar fillimisht Iachini.

“E gjeta veten duke vuajtur nga ethet, kolli dhe dhimbje deri në kocka, pa e ditur nëse ishte grip apo COVID. Ata më thanë të merrja disa aspirina dhe shurup kolli, por simptomat vazhduan çdo ditë”.

“Ndërsa ditët kalonin, unë po mundohesha të merrja frymë. Disa në skuadër dhe stafi kishin arritur të bënin testimin dhe ata ishin pozitivë. Unë ende nuk e dija se çfarë kisha”.

“Kam vazhduar kështu për 45 ditë. Nuk mund të merrja frymë dhe hapja dritaren për të provuar dhe për të marrë pak ajër në mushkëritë e mia. As nuk mund të flija si duhet, duhet të shtrihesha në një farë mënyre me fytyrë poshtë për të marrë një lehtësim të vogël”.

“Më në fund pata një testim pas 45 ditësh dhe rezultoi pozitiv. Edhe 10 ditë pas kësaj, akoma isha pozitiv. Në ditën e 64-të, kam pasur një test tjetër dhe në fund rezultati ishte shpresues: Negativ”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori