LAJMI I FUNDIT:

Etrit Berisha nuk është i gatshëm për lojë, Reja e ka ftuar edhe mbrojtësin Erjon Hoxhallari

Etrit Berisha nuk është i gatshëm për lojë, Reja e ka ftuar edhe mbrojtësin Erjon Hoxhallari
(Foto: fshf.org)

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre.


Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, i është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi.

Edy Reja flet për ndeshjet ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, situatën e lojtarëve të grumbulluar dhe shumëçka tjetër
Lexo po ashtu Edy Reja flet për ndeshjet ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, situatën e lojtarëve të grumbulluar dhe shumëçka tjetër

Pas konsultave me mjekët u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtarit të largohet nga grumbullimi.

Ndërkaq, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari në Kombëtare.

Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot (e enjte) me Kombëtaren dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret.

(Foto: fshf.org)

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori