LAJMI I FUNDIT:

Tortë shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm dhjetë minuta: Më shpejt do ta gatuash, sesa të shkosh në dyqan për ta blerë!

Tortë shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm dhjetë minuta: Më shpejt do ta gatuash, sesa të shkosh në dyqan për ta blerë!

Do t’ju kënaqë kur ta provoni. Është edhe e ëmbël, edhe e shijshme…

Këtë recetë po e japim vetëm për ato amvisa të cilat arrijnë t’i bëjnë bash të gjitha në kohë, por që dëshirojnë të gatuajnë tortë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:


▪ 250 g hallvë
▪ 250 g krem të rrahur 
▪ 100 ml ujë të gazuar
▪ 250 g biskota
▪ 50 g krem të rrahur për dekorim
▪ çokollatë të zezë

Përgatitja:

Me ujin e gazuar përzieni kremin e rrahur, ndërsa biskotat bluani dhe përzieni me kremin e rrahur dhe hallvën.

Të gjitha radhisni në bazë (enë e posaçme për torta) duke i dhënë formën tortës.

Pastaj dekorojeni sipas dëshirës, ndërkaq ne ju propozojmë edhe kremin e rrahur dhe çokollatën e grirë në rendë apo arra të bluara. /Telegrafi/