LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i xhirollogarive të bllokuara për persona fizik dhe juridik

Rritet numri i xhirollogarive të bllokuara për persona fizik dhe juridik

Gjendja e keqe ekonomike në vend po merr viktima ekonomike në rritje e sipër, ndërkaq vetëm në vitin e fundit numri i xhirollogarive të bllokuara të firmave është rritur për 4424, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjendja me personat fizik është edhe më alarmuese. Për 12 muaj, numri i xhirollogarive të bllokuara të qytetarëve është rritur pothuajse për 37000, ndërkaq arsyeja më e shpeshtë është mos mundësia e pagesës së ratave të kredive bankare ose taksave radio-difuzive.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, Numri i përgjithshëm i xhirollogarive të bllokuara vetëm në muajin shkurt të këtij viti është thuajse 252000, nga të cilat 182000 janë të personave fizik, kurse 70000 janë të personave juridik./Telegrafi/