Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe aktualisht rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.
Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndaj moshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet.
“Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë” vuri në dukje ILO.
Në vitin 2020, një në 6.8 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050.
Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2020, popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 180 mijë në 420 mijë dhe dukë zënë rreth 15 për qind të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5 për qind më 1990.
Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4 për qind deri në vitin 2050.
Kombet e Bashkuara targetojnë se së paku 90.9 mijë persona të moshës 65 vjeç e lart vlerësohet se, kishin nevojë për kujdes afatgjatë që në vitin 2020. Numri i të moshuarve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë do të rritet me shpejtësi në mbi 161 mijë deri në vitin 2050.
Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08 për qind e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme.
Rritja është më e ndjeshme për gratë, pasi ato kanë jetëgjatësi së paku 5 vite më shumë se burrat.
Për të vlerësuar koston e kujdesit afatgjatë, supozohet se çdo i moshuar që ka nevojë për kujdes kërkon një orë punë përkujdesjeje në ditë bazuar në pagën mesatare.
ILO vë në dukje kujdesit social rajonal aktualisht është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje për kujdes afatgjatë për të moshuarit. Aktualisht, vetëm 1.6% e të moshuarve në nevojë për përkujdes përfitojnë nga shërbimet e kujdesit social.
Gjithashtu ka pabarazi gjeografike në aksesin në shërbimet e kujdesit social ndërmjet rajoneve në Shqipëri. Institucionet e kujdesit rezidencial mund të pranojnë vetëm 0.78 për qind të numrit të vlerësuar të te moshuarve në nevojë.
Kapaciteti aktual i kufizuar i sistemit publik të kujdesit afatgjatë nënkupton që të moshuarit e dobët nuk kanë asnjë alternativë, por mbështeten në familjet dhe të afërmit e tyre.
“Megjithëse mbështetja e familjes është thelbësore, e lidhur fort me kulturën tradicionale shqiptare, ofrimi i kujdesit afatgjatë, i cili varet shumë nga kujdestaret femra të papaguara, nuk konsiderohet më një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj, ekziston një nevojë më e madhe për ofrim formal të kujdesit afatgjatë”, rekomandon ILO.
Të moshuarit që jetojnë vetëm në zonat rurale dhe të largëta janë veçanërisht të pambrojtur. Vlerësohet se 46 për qind e popullatës mbi moshën 65 vjeç e lart jetojnë në zona rurale.
Ata nuk jetojnë me anëtarët e familjes dhe nuk kanë akses në shërbimet formale të kujdesit afatgjatë. Të moshuarit në zonat rurale gjithashtu përballen me disavantazhe në pensione, akses në kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera të mbrojtjes sociale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur