Shoqata e Bankave i ka propozuar zyrtarisht institucioneve që të bëjnë të detyrueshme për të gjithë tregtarët në Shqipëri dhënien e mundësisë alternative të pagesës me kartë ose sisteme e-banking, përveç asaj në para të gatshme.
Sipas të dhënave të bankave, afër 90 për qind të transaksioneve që realizohen në tregun e shitjeve në vendin tonë dominon paraja në dorë.
Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave tha se mund të konsiderohet bërja e detyrueshme e kësaj mundësie duke ndjekur modelin e Greqisë.
“Duhet ta bëjmë në mënyrë të detyrueshme siç e ka bërë Greqia pas krizës që çdo tregtar duhet të ofrojë kanal alternativ. Nëse nuk është karta duhet të ekzistojë një alternativë tjetër. Ne po insistojmë me Bankën e Shqipërisë ‘instant payment’, të paktën të bëhet real dhe nëse nuk kam kartë e bëj nga llogaria direkt”, tha Brumbulli.
Gjatë muajve të pandemisë COVID-19 ka pasur rritje të numrit të blerjeve me kartë dhe pagesave online, por sërish Shqipëria renditet e fundit në rajon.
“Karta i duhet qytetarit, i duhet ekonomisë, luftës kundër informalitetit, transparencës”, tha ai.
Në fund të muajit shtator, paraja në qarkullim jashtë kanaleve zyrtare të bankave arriti vlerën 2 miliardë e 656 milionë euro, dukë pësuar një rritje me 365 milionë euro krahasuar me një vit më parë. /TV Klan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit