Nëse dëshironi të jeni në top formë fizike, atëherë palestra është vendi ideal për t’ia filluar rrugëtimit tuaj.

Megjithatë, nëse jeni lloji i personit që nuk i pëlqen të bëjë peshëngritje, atëherë nuk jeni i/e vetmi, transmeton Telegrafi.


Stërvitja në palestër vërtet se ka shumë përfitime shëndetësore, por nëse më parë do të dëshironit të digjni kalori diku tjetër, atëherë jeni me fat: ka shumë sporte dhe aktivitete fizike të cilat ju ndihmojnë t’i hiqni kilogramët e tepërt shumë shpejt.

Më poshtë e keni listën e këtyre aktivitete si dhe sasinë e kalorive që i digjni brenda një ore me secilin prej këtyre aktiviteteve.

Gjejeni aktivitetin e preferuar, dhe fillojani rrugëtimit për humbje peshe!

1: Noti - Kaloritë që i digjni brenda një ore: 500 deri në 8002: Vrapimi – Kaloritë që i digjni brenda një ore: 550 deri në 9003: Tenisi - Kaloritë që i digjni brenda një ore: 600 deri në 9004: Ragbi: Kaloritë që i digjni brenda një ore: 600 deri në 9005: Ecja në shkallë: Kaloritë që i digjni brenda një ore: 650 deri në 9006: Artet marciale: Kaloritë që i digjni brenda një ore: 700 deri në 1,1007: Kërcimi me litar: Kaloritë që i digjni brenda një ore: 700 deri në 1,1008: Futbolli - Kaloritë që i digjni brenda një ore: 900 deri në 1,4009: Vrapimi: Kaloritë që i digjni brenda një ore: 900 deri në 1,500. /Telegrafi/