LAJMI I FUNDIT:

Kosova importoi 850 milionë euro produkte nga Turqia vitin e kaluar

Kosova importoi 850 milionë euro produkte nga Turqia vitin e kaluar

Një delegacion nga Turqia po qëndron për vizitë në Kosovë për të rritur mundësinë e bashkëpunimit mes bizneseve të vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini i shoqëruar nga anëtari i Bordit, Shkëlzen Jusaj i kanë pritur në një takim ku kanë prezantuar mundësinë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën si lidhje reale me Ballkanin dhe Bashkimin Evropian.


“Rifat Sait, Kryesues i delegacionit nga Turqia u shpreh falënderues ndaj Kosovës për konsumimin e 850 milionë euro produkte nga Turqia për vitin e kaluar. Ne jemi këtu të rrisim importet edhe eksportet me ju dhe tërë Ballkanin”, thuhet në njoftim për media.

Tutje, Sait është shprehur se AKB është partner shumë serioz në Turqi, ndërsa ka ftuar përfaqësuesit e saj për vizitë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/