LAJMI I FUNDIT:

80 vjet pas ditës D – Veterani i Luftës së Dytë Botërore po martohet pranë plazheve ku zbarkuan trupat amerikane

80 vjet pas ditës D – Veterani i Luftës së Dytë Botërore po martohet pranë plazheve ku zbarkuan trupat amerikane

Harold Terens dhe e fejuara e tij Jeanne Swerlin po planifikojnë dasmën e tyre të ardhshme në Francë, në një vend që veterani i Luftës së Dytë Botërore e vizitoi për herë të parë si 20 vjeçar kur edhe ishte pjesë e Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane.

Terens, një 100 vjeçar mjaft energjik, do të nderohet nga francezët si pjesë e kremtimit të 80 vjetorit të çlirimit të vendit nga nazistët.


Më pas, ai po planifikon të martohet me 96 vjeçaren Swerlin në një qytet pranë plazheve ku zbarkuan trupat amerikane 80 vjet më parë, ditë kjo që njihet si dita D, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Unë e dua këtë vajzë, ajo është e veçantë”, tha Terens.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm. Ai më do shumë dhe e thotë shpesh këtë”, vazhdoi Swerlin.

Çifti të dy janë rritur në New York, por Luftën e Dytë Botërore e kanë përjetuar ndryshe nga njëri-tjetri.

Terens filloi përgatitjen e tij ushtarake që nga viti 1942 kur edhe u dërgua në Britaninë e Madhe. Në vitin 1948 ai u martua me gruan e tij Thelma me të cilën pati dy vajza dhe një djalë. Tashmë ka tetë nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër.

Swelin është nënë e dy vajzave dhe një djali. Ajo ka shtatë nipër e mbesa dhe shtatë stërnipër.

Që të dy janë të ve, pasi bashkëshortët e tyre kanë ndërruar jetë që moti.

Bëhet e ditur se çifti do të shkojnë në Paris në fund të majit, ku Terens dhe një pjesë e vogël e veteranëve të mbijetuar të Luftës së Dytë Botërore do të nderohen.

Familjet më pas do të udhëtojnë në qytetin Carentan-les-Marais ku çifti planifikon të martohet.

Sipas qeverisë amerikane, nga 16 milionë veteranë të Luftës së Dytë Botërore, tani kanë mbetur vetëm 120 mijë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
Kalo në kategori