LAJMI I FUNDIT:

78 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë

78 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë

78 vjet më parë, më 27 qershor 1944 nisi akti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë.

Forcat greke garantuan se në rast të dorëzimit të armëve asgjë e keqe nuk do t’u ndodhte shqiptarëve të Çamërisë, gjatë takimit që patën me myftiun, kryetarin e këshillit të bashkisë dhe drejtorin e arsimit të Paramithisë.

Kështu thuhet në materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, ku theksohet se me arritjen e këtij pakti verbal, premtimi jo vetëm që nuk u mbajt nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës (oficer i ushtrisë greke), por menjëherë pas mbërritjes në qytet, ata masakruan mbi 200 shqiptarë të Çamërisë.

Kështu masakra mbi popullsinë e pambrojtur vazhdoi për ditë me radhë. Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë.

Ndërkaq, popullsia shqiptare ortodokse e Çamërisë u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë. Prej vitit 1994, shteti shqiptar e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Për ironi të fatit, 421 vite më herët nga kjo ngjarje, një shqiptar i Çamërisë merrte drejtimin e shumicës së botës së njohur deri asokohe. Ai ishte Ibrahim Pashë Pargaliu, i lindur në një familje të krishterë shqiptare të Pargës, i cili që i vogël u mor si skllav nga ekspeditat ushtarake osmane dhe në një ditë si sot , më 27 qershor 1523, u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori