LAJMI I FUNDIT:

77-vjeçari u rrokullis me makinë brenda një autolarje në Pensilvani kur shtypi gabimisht pedalin e gazit

77-vjeçari u rrokullis me makinë brenda një autolarje në Pensilvani kur shtypi gabimisht pedalin e gazit

Një aksident shumë fatkeq ndodhi në fillim të kësaj jave që kishte të bënte me një sedan Toyota argjendi dhe një burrë 77-vjeçar.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua seriozisht, por autolarja në qarkun Montgomery me siguri do të ketë nevojë për një rindërtim serioz në javët e ardhshme, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë e kapën momentin kur ndodhi rrokullisja e makinës brenda objektit.

Sipas zyrtarëve lokalë, burri aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenave dhe Toyota e tij u nis me nxitim siç shihet në video dhe u rrokullis brenda ndërtesës.

Si pasojë e aksidentit, që ndodhi në autolarjen Wave Car Wash në Colmar Pensilvani, shoferi mbeti i bllokuar brenda makinës për rreth një orë e gjysmë përpara se shërbimet e urgjencës ta shpëtonin.

Një raport nga 6abc.com thotë se burri u dërgua menjëherë në një spital lokal me një këmbë të lënduar, megjithëse gjendja e tij e përgjithshme është e qëndrueshme.

E njëjta gjë ndoshta nuk mund të thuhet për Toyota-n, e cila pësoi dëmtime serioze në parafangun e përparmë të djathtë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Auto
BMW X8 po vjen!

BMW X8 po vjen!

Auto
Ferrari më i ngadaltë në botë -

Ferrari më i ngadaltë në botë - "lëvizë" 24 km/h dhe kushton 420 mijë euro

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Kalo në kategori