Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin zemrën plot me kujtime që nuk harrohen lehtë.

Për këtë arsye ato cilësohen si disa prej vendeve më të bukura në botë për t’u vizituar të paktën një herë gjatë jetes tuaj. E vizita juaj në këto vende nuk është e pamundur, në fakt nuk ka qenë kurrë më e lehtë dhe për këtë kujdeset agjensioni turistik As Travel.

Lista më poshtë përshkruan disa nga karakteristikat kryesore të këtyre vendeve:

Maldives

Ishujt Maldive janë të njohura në mbarë botën për peizazhe piktoreske, por gjithashtu janë të pasur me një kulturë të ngrohtë dhe ekzotike. I banuar kryesisht nga myslimanët sunitë, kultura lokale është në përzierje arabe dhe indiane të jugut gjë e cila bën që Maldives të ofrojnë edhe një shumëllojshmëri të kuzhinës tradicionale e ndërkombëtare.

Me ujërat e kristalta të cilat ndërthuren lehtësisht me rërën e bardhë, drunjtë e palmave dhe klimën e favorshme, Maldives do të ju sigurojnë se gjatë vizitës atje do të përjetoni mikpritjen e mahnitshme maldiviane të cilën nuk do ta harroni asnjëherë.

Maldives njihen edhe për ujëjrat magjepsëse të cilat janë shtëpia e disa prej gjallesave më të bukura të detit. Gjithashtu këta ishuj janë foleja e një numri të madh të hoteleve të cilët cilësohen si ndër më të mirët në botë.

Mauritius

Mark Twain kishte të drejtë kur kishte thënë se:” Së pari u krijua Mauritius e pastaj parajsa; dhe se parajsa u kopjua pas Mauritius.”

Mauritius është një ishull i Oqeanit Indian. I njohur për plazhet, lagunat dhe shkëmbinjët nënujorë, Mauritius konsiderohet si një parajsë tropikale. Mauritius është destinacion ideal me klimë tropikale, me shkëmbinj nënujorë të koraleve, plazhe me rërë të bardhë, male të bukura dhe ujëra të pastra kristal.

Aktivitetet që ofron kjo parajsë natyrore janë të shumta kështu që vizitorët shpesh e gjejnë veten duke u relaksuar në plazhet përrallore, në shëtitje në brendësi të xhunglave ose duke luajtur me delfinët.

Sri Lanka

Sri Lanka është një ishull në jug të Indisë në Oqeanin Indian. Peizazhet e saj të larmishme e bëjnë këtë vend si një prej destinacioneve më të bukura dhe të rralla për tu vizituar.

Ndërthurja e botës së egër, kulturës, natyrës mahnitëse dhe një numër i madh i hoteleve luksoze e bëjnë Sri Lankan një vend të cilin duhet ta vizitoni patjetër gjatë jetës tuaj.

Egjipti

Egjipti është toka që lindi një nga ‘Shtatë mrekullitë e botës së lashtë’- Piramidën e madhe të Gizës. I pasur me një pamje spektakolare, të bukur e të mbushur me kulturë, Egjipti është padyshim një prej vendeve të cilat duhet të vizitohen së paku një herë gjatë jetës.

Egjipti ofron një eksperiencë të pasur me kulturë dhe krenohet si vend me disa prej monumenteve më të njohura në botë, siç janë Piramidat e Gizës, Tempulli i Luxorit, Muzeu Egjiptian, Lugina e Mbretërve, lumin e famshëm Nil, shkretëtirat dhe shumë të tjera, të cilat janë ndër vendet më të mira për të vizituar në Egjipt. 

Zanzibar

Zanzibar, ky vend tanzanian në zemër të Afrikës po bëhet dita e ditës përkufizim i parajsës. Emri Zanzibar menjëherë ngjall imazhet e një vendi ishullor relaksues, me rërë të butë, plazhe të bardha dhe ujëra të pastërta. Por, Zanzibari ofron shumë më tepër se brigjet romantike dhe perëndimet përrallore të diellit.

Këta ishuj ofrojnë një mori të pamjeve mahnitëse, mikpritje të pashembullt dhe shije unike të cilat do të ushqejnë shpirtin tuaj dhe do ju mbushin me kujtime për gjithë jetën. Zanzibar është pa dyshim një destinacion i ëndrrave tropikale, ideale për t’u larguar nga të gjitha dhe për të humbur veten në një arratisje madhështore nëpër xhunglat dhe natyrën e bukur të Zanzibarit.

Dubai

Nëse nuk keni qenë kurrë në këtë destinacion të pabesueshëm, atëherë vendoseni atë në listën e vendeve të cilat do t’i vizitoni. Bukuritë e Dubait nuk njohin kufij, i pasur plot me histori ky vend do t’i japë çdo vizitori një ndjenjë të kulturës tradicionale arabe.

Dubai njihet për aventurat e shumta që ofron dhe një numër të madh të vendeve të bukura si shkretëtira, plazhe dhe disa prej ndërtimeve më madhështore e moderne. Gjithashtu aty mund të shijoni shfaqjen e një prej fontanave më të mëdha në botë dhe disa nga rrokaqiejt e famshëm si Burj Khalifa.

Tajlanda

Nëse jeni duke kërkuar të udhëtoni në një vend të huaj, ekzotik dhe të përballueshëm financiarisht, atëherë nuk ka vend më të mirë se Tajlanda. Plazhet e bukura e të pa prekura nga dora e njeriut, atmosfera, mikpritja e vendasve dhe ushqimi tradicional do të arrijnë të fitojnë zemrën tuaj qysh në ditën e parë.

Tajlanda është padyshim një nga vendet më të bukura në tokë, i pasur me një kulturë dhe bukuri të pafund.

Të vizitoni këto vende nuk është më diçka e pamundur. Për të planifikuar dhe realizuar udhëtimin tuaj vizitoni As Travel Club, dhe bëni ëndrrat realitet duke mbushur albumin tuaj plot me kujtime nga disa prej vendeve më të bukura në botë.

Për më shumë info vizitoni As Travel në Rr.Tringë Smajli, faqen zyrtare në Facebook ose kontaktoni në: www.astravel-club.com dhe info@astravel-club.com. Gjithashtu mund të kontaktoni në numrin:+38345245888.

Artikull i sponsoruar