LAJMI I FUNDIT:

69 vende të reja pune në Ferizaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me zyrën e Bashkimit Evropian në kuadër të programit “Kosova e Bukur2” do të punësojë 69 punëtorë, kryesisht nga komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptas.

Zëvendësministri i MPMS-së, Qazim Rrahmani, tha se në vazhdën e vizitave dhe aktiviteteve nëpër Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Zyrave Rajonale të Punësimit, sot po bëhet intervistimi i punëtorëve në projektin e rregullimit të varrezave të fshatit Dubravë, me ç’rast do të përfitojnë 69 punëkërkues, kryesisht nga komunitetet Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptas.


Sipas një komunikatë për media të MMPS-së, Rrahmani citohet të ketë thënë se do të trajtohen me prioritet pjesëtarët nga komunitetet, gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Ky projekt financohet nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa implementohet nga IOM-i. Nga gjithsej gjashtëdhjetë e nëntë të punësuar, 32 punëtorë do të jenë vetëm nga fshati Dubravë, ndërsa të tjerët nga fshatrat tjera të Komunës së Ferizajt. Sipas dinamikës së punëve përgatitore, implementimi i projektit do të fil lojë më 2 prill”, citohet të ketë thënë Rrahmani. /Telegrafi/