LAJMI I FUNDIT:

Mijëra shpërblime nga Meridian Express – 6 vite afër jush!

Mijëra shpërblime nga Meridian Express – 6 vite afër jush!

Meridian Express shënon 6 vite si miku i lagjes tuaj. Me 1 tetor, Meridian Express përgjatë 6 ditëve, sjell festë dhe shpërblime n’derë t’shtëpisë.

Meridian Express, rrjeti i marketeve të lagjes dhe njëherit një ndër korporatat lidere me përgjegjësi shoqërore korporative në Kosovë, feston 6 vjetorin duke dhuruar shpërblime të shumta në të gjitha pikat e saj.

Që nga hapja e dyqanit të parë më 1 tetor 2012, Meridian Express ka arritur ta zgjerojë rrjetin e marketeve deri në 36 pika në mbarë Kosovën kështu duke arritur të bëhet zgjedhja e parë e konsumatorit. Që nga themelimi, Meridian Express përveç se vazhdimisht ofron produkte të cilësisë së lartë, shërbime kualitative, korrektësi, dhe çmime të arsyeshme për konsumatorët, ka arritur të krijoj inovacion në treg duke zhvilluar markete me stil modern dhe duke i dhuruar konsumatorëve zgjidhje më të shëndetshme me produktet e Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.
Gjithmonë afër jush, miku i lagjes tuaj, Meridian Express, ju mundëson eksperiencën më të mirë në blerje, duke kursyer kohë dhe para.

Me rastin e ditëlindjes, nga 1 deri me 6 tetor, Meridian Express ju sjell festë, shpërblime dhe shumë produkte cilësore me çmimet më të mira dhe më të lira në treg.

Përgjatë këtij përvjetori, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat speciale, duke filluar më 1 tetor ku për blerjet mbi 9.99 € konsumatorët marrin një bukë Malësie gratis, me 2 tetor trefishim i pikëve në Programin e Lojalitetit si dhe nga 3-6 tetor për çdo blerje mbi 10€ dhe 20€ mijëra shpërblime instant.

Po ashtu, konsumatorët do të kenë mundësi që përmes lojës shpërblyese në Facebook, të fitojnë udhëtim për çift gjatë vikendit në Cappadocia.

Meridian Express vazhdon të jetë njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë dhe këtë e dëshmon dhe çmimi për filantropi, ai i “FIDES – në nivel koorporativ si dhe anëtarësimi i saj në nivel të grupit në forumin ekonomik botëror.

Meridian Express falënderon të gjithë konsumatorët, partnerët dhe stafin për besimin gjatë këtij udhëtimi 6 vjeçar dhe zotohet të bashkëpunojë me korrektësi me të gjithë dhe të sjell energji dhe ndryshime pozitive në tregun kosovar. Meridian Express do të vazhdojë investimin dhe zgjerimin në lagje të ndryshme në Kosovë dhe do të krijojë vende të reja të punës dhe vazhdojë të sjell risi në industrinë e shitjes me pakicë.

Me 1 tetor, eja festo dhe përfito nga ofertat më të mira dhe me të lira në vend!

Meridian Express, n’derë t’shtëpisë! /Telegrafi/

Artikull i Sponsoruar
Artikull i sponzorizuar