LAJMI I FUNDIT:

”500 deri në 1000 euro për mësitni të vajzave nga Shqipëria që të martohen për maqedonas” (Video)

”500 deri në 1000 euro për mësitni të vajzave nga Shqipëria që të martohen për maqedonas” (Video)

Dalibori na bëri konak për të na treguar historinë e jetës së tij.  Ky i ri nga fshati i boshatisur Stracin i Kratovës katër vjet më parë është martuar me Artën, nuse, që e ka marrë nga Shqipëria, dhe me të cilin kanë tre fëmijë. Ai na tregon se me ndihmën e një ndërmjetësuesi, kanë arritur të bien dakord që të martohen e të lidhin kurorë.

Dalibori na tregon se ka edhe tarifa për ata që kërkojnë nuse shqiptare. Ai përmend një person nga Prilepi, i cili, kinse për qerasje, iu kërkon shuma të ndryshme parash, djemve beqar që fatin e tyre të jetës e kërkojnë përtej kufijve.


“Ata janë dy persona, për tjera raste nuk dimë. A ju ka kërkuara para Volje të kryhet kjo punë? Jo, vetëm nëse e qeras diçka. Sa është kjo qerasje? Varet se sa të kërkon. Sa është kjo qerasje, për shembull? Diku 500 euro sigurisht, por mundet të jetë edhe 1.000euro ajo qerasje”, tha ai.

Arta tregon se në familjen e babait kanë qenë mysliman, por me lidhjen e kurorës me Daliborin asaj i kanë kërkuar që të konvertohet në fenë ortodokse. Ajo këtë na dëshmon edhe me fotografitë nga albumi i dasmës së tyre që e tregon ceremoninë e ndërrimit të fesë nga prifti i fshatit.

“Ja ky është prifti. Kur je martuar je bërë krishtere ortodokse? Po, po! Ashtu ke dashur ti apo të kanë thënë këta? Po, ishte tradita e këtyre të bëhem krishtere ortodokse. A të kanë treguar para se të martohesh? Po, me kanë treguar. Do të thotë që vet ke pranuar të konvertosh fenë? Po, vet, iu kam thënë s’ka problem”, tha ajo për TV21.

Arta apelon tek institucionet e Maqedonisë që t’i japin sa më shpejtë nënshtetësinë për mos të fëmijët e saj pa asistencë sociale, përmes së cilës do të zbutej gjendja e tyre e vështirë ekonomike.

Sipas banorëve të këtij fshati, vetëm në komunën e Kratovës janë marrë 78 nuse nga ky shtet fqinj. Strancini që dikur ka pasur 2 mijë banorë sot ka ngelur me rreth 100 banorë, edhe ate kryesisht të moshuar, ndërsa rinia është zhvendosur nëpër qytete dhe jashtë shtetit. Ata që kanë ngelur e kanë vështirë për të gjetur nuse nga vendi, andaj thonë se ishin të detyruar të martohen me nuse nga Shqipëria, për të cilat kanë paguar para./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Drejtësi
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Lajme
Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Elfije Boletini
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Lajme
Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Kronika e Zezë
Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Lajme
Kalo në kategori