LAJMI I FUNDIT:

50 milionë dollarë për Kosovën, deputetët e PS-së rrëzojnë propozimin e Lulzim Bashës

50 milionë dollarë për Kosovën, deputetët e PS-së rrëzojnë propozimin e Lulzim Bashës

Deputetët e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë rrëzuan amendamentin e sigurisë që parashikonte ndihmë financiare prej 50 milionë dollarë për Kosovën, i propozuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha kishte propozuar që qeveria shqiptare të akordonte një fond për ndihmë ushtarake për Kosovën, gjë që u rrëzua me 75 vota kundër në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.


Basha çon në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për ndihmën 50 milionë dollarë për Kosovën
Lexo po ashtu Basha çon në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për ndihmën 50 milionë dollarë për Kosovën

Seanca e ditës së sotme vijoi me tensione, ku deputetët demokrat mbështetës të Sali Berishës kanë vijuar me aksionin e tyre opozitar, ndërsa deputetët socialist votonin pro projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës.

Ndryshe nga herë të tjera të pranishëm ishin edhe deputetët demokrat mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët qëndruan të ulur në sallë deri në momentin kur propozimet e tyre u rrëzuan me votë dhe më pas u larguan. /Telegrafi/

Mbyllet mes kaosit seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, mazhoranca voton projektligjet
Lexo po ashtu Mbyllet mes kaosit seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, mazhoranca voton projektligjet